Alocasia është bimë dhome shumë e popullarizuar për shkak të dukjes atraktive

Kjo bimë është helmuese, dhe lëngu i saj irriton mukozën dhe lëkurën, andaj mbajeni në distancë të sigurt.


Kur merreni me të, më mirë është të bartni doreza, transmeton Telegrafi.

Ajo më së miri rritet në vend me shumë dritë, e do shumë ujin, andaj nga prilli deri në vjeshtë duhet të ujitet në çdo të dytën ditë, ndërsa dimrit duhet ujitur më rrallë, 1 – 2 herë në javë.

Fletët gjithashtu spërkatni mirë me ujë së paku një herë në ditë.

Duhet rimbjellë në çdo pranverë. Është mirë të shtoni rërë dhe zhavorr në substrat.

grow alocasia indoors 1902735 03 e84e0164715746a0aee5b1a83aefe4ca scaled

Kjo bimë mund të rritet deri në një metër dhe ka një trung qepujke.

Veç kësaj, ana e poshtme e fletëve të kësaj bime ka ngjyrë vjollce, ndërsa ana e sipërme mund të jetë e gjelbër apo njëngjyrëshe me vija të dukshme të ngjyrës së bardhë.

Kjo bimë tropikale vjen nga Filipinet dhe Borneo, e cila kultivohet këtu ekskluzivisht si bimë shtëpiake ose në serra, pikërisht për shkak të lagështisë së lartë në ajër që i nevojitet aq shumë. /Telegrafi/