LAJMI I FUNDIT:

Shumë skuadra pas Todibos, Barcelona pritet të fitojë disa miliona nga transferimi i francezit

Shumë skuadra pas Todibos, Barcelona pritet të fitojë disa miliona nga transferimi i francezit

Jean-Clair Todibo iu bashkua Barcelonës në vitin 2019 si një transferim i madh, por ai kurrë nuk arriti të bind në Camp Nou.

Mbrojtësi francez kaloi si i huazuar te Schalke 04, Benfica e Nice, para se Barcelona ta shiste përfundimisht dy vite më parë te skuadra franceze për 8,5 milionë euro.

Megjithatë Todibo tani është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në Ligue 1 dhe shumë skuadra të mëdha janë vënë pas tij.


PSG, Juventus, Man Utd, Liverpool dhe Borussia Dortmund janë skuadrat e mëdha që duan transferimin e francezit në verë, derisa Nice i ka caktuar çmimin e largimit.

Nice synon që nga shitja e Todibos të fitoj 45 milionë euro, ku nga kjo shumë edhe Barcelona do të fitoj disa milionë euro.

Katalunasit kanë ruajtur 20 për qind të kartonit të lojtarit dhe nëntë milionë euro pritet të shkojnë në arkat e tyre.

Jean-Clair Todibo futet në histori të futbollit, merr karton të kuq pas vetëm nëntë sekondave
Lexo po ashtu Jean-Clair Todibo futet në histori të futbollit, merr karton të kuq pas vetëm nëntë sekondave

Kjo është një shumë e konsiderueshme për Barcelonën, klub i cili ka nevojë për të hyra duke marrë parasysh krizën financiare që e ka kapluar viteve të fundit.

23-vjeçari Todibo këtë edicion ka qenë fantastik me fanellën e Nices, duke zhvilluar 46 ndeshje zyrtare në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Kalo në kategori