Më shumë se 25 filma për fëmijë të disponueshëm online përmes Cinesquare në Kosovë!

Platforma Cinesquare vazhdon të sjellë filmat më të mirë evropianë për fëmijë! Më shumë se 25 filma të përzgjedhur me kujdes për fëmijë nga mosha 6 deri në 12 vjeç janë tashmë të disponueshëm në Kosovë përmes katalogut Kidsquare, me një çmim promocional prej vetëm 1 euro.
Katalogu përfshin filmat më të mirë evropianë për fëmijë, duke përfshirë: Ninxha me Kuadrate, The Ogglies: Mirë se vini në Smelliville, Lucy është tani një gangster, Djaloshi Vinuetu dhe Buallët e humbur, Ninxha me Kuadrate 2 dhe shumë të tjerë.
Kidsquare pasuron ofertën e saj duke integruear elemente argëtimi (gamifikim), dhe duke u ofruar fëmijëve një përvojë interaktive përmes lojërave dhe kuizeve të lidhura me filmat. Përveç kësaj, përdoruesit mund të mbledhin pikë, të cilat mund t'i shfrytëzojnë për aktivitete shtesë.
“Qëllimi ynë është të sjellim përmbajtje me cilësi të lartë evropiane për fëmijë te një audiencë më e gjerë, në një mënyrë të aksesueshme dhe inovative. Me Kidsquare, po krijojmë një përvojë unike që ndërthur filmin, edukimin dhe argëtimin, dhe çmimi prej vetëm 1 euro mundëson që sa më shumë fëmijë të kënaqen me këto përmbajtje krijuese”, thotë Kataway.
Filmat nga Kidsquare ofrohen përmes platformës Cinesquare në Kosovë, si pjesë e një projekti të koordinuar nga Kataway në partneritet me Nowe Horyzonty (Poloni) dhe Nexo Digital (Itali), të bashkëfinancuar nga programi Creative Europe – MEDIA.


















































