LAJMI I FUNDIT:

Më shumë se 1300 njerëz u ankuan për performancën e ekzagjeruar të Jennifer Lopez dhe Shakira në “Super Bowl”

Më shumë se 1300 njerëz u ankuan për performancën e ekzagjeruar të Jennifer Lopez dhe Shakira në “Super Bowl”
Jennifer Lopez në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Tom Pennington/Getty Images/Guliver)

Rreth tri javë më parë, Jennifer Lopez dhe Shakira emocionuan të gjithë me performancën e tyre në finalen e “Super Bowl”.

Shfaqja, e cila u mbajt në Miami, u hap me një performancë të mahnitshme nga këngëtarja Demi Lovato, e cila njëherësh shënoi performancën e saj të dytë ‘live’ pas rikthimit nga rehabilitimi.

Megjithëse dy yjet e muzikës pop, Shakira dhe J.Lo ishin në qendër të vëmendjes dhe befasuan me interpretimin e tyre, nuk ishin të gjithë të këtij mendimi.


Jennifer Lopez në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Tom Pennington/Getty Images/Guliver)

Siç raportohet nga tabloidet e huaja, 1312 amerikanë u ankuan te FCC, agjenci e pavarur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kontrollon komunikimet në radio e televizion kudo në ShBA.

Performanca që emocionoi të gjithë, Jennifer Lopez interpretoi bashkë me vajzën 11-vjeçare në finalen e "Super Bowl"
Lexo po ashtu Performanca që emocionoi të gjithë, Jennifer Lopez interpretoi bashkë me vajzën 11-vjeçare në finalen e "Super Bowl"

Ankesat më të mëdha erdhën nga prindërit, të cilët deklaruan se fëmijët e tyre u ekspozuan në një ‘shfaqje porno’.

Gati gjysma e tyre përmendi pole dancing (kërcim në tub) të Jennifer Lopez.

“Më duhej t’i dërgoja fëmijët e mi në dhomë që të mos shihnin çfarë iu ofrua”, ka shkruar një person në rrjetet sociale.

Jennifer Lopez në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Tom Pennington/Getty Images/Guliver)

Cassius Life thotë që sipas prindërve shfaqja kishte përmbajtje seksuale.

Të tjera ankesa përmendën lëvizjen #MeToo, që mbron të drejtat e grave, por në anën tjetër ‘gratë shesin si vlerë seksualitetin e tyre’.

Performanca e tyre u konsiderua si ‘e neveritshme’ dhe pjesa dërrmuese thanë se do të bojkotojnë “Super Bowl”. /Telegrafi/

Jennifer Lopez dhe Shakira në finalen e “Super Bowl 2020” (Foto: Elsa/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

Magazina
Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Motra e Vjosa Osmanit, Blinera tregon se a është xheloze për sukseset e motrës: Njerëzit më thonë që pas saj duhet të bëhem unë presidente

Magazina

"O idiote ik", G Bani eskalon në dhunë verbale ndaj Valbonës - detyrohen banorët e tjerë të ndërhyjnë

Magazina
Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Xheneta Fetahu kërcënohet në rrjete sociale, publikon mesazhet

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori