Shumë njerëz i përziejnë këto ushqime, por mund të shkaktojnë probleme shëndetësore!
Si të humbni peshë lehtë dhe pa mundim!
Cilët probiotikë janë më të mirët kur dëshironi të humbni peshë dhe cilat gabimet bëjmë gjatë vaktit të parë të mëngjesit?
Drejtuesi kryesor i trupit tonë është glukoza. Ne duhet të kemi të gjitha në dietën tonë – karbohidrate, yndyra dhe proteina. Karbohidratet nga frutat dhe sallatat. Mund të jenë edhe patate, por në kombinim me panxhar, ose oriz të bardhë në një pjatë të gatuar. Ata që kanë rezistencë ndaj insulinës ose diabet duhet të shmangin bananet, fiqtë, ananasin, gujavat, avokadot, hurmat.
Duhet të shmangen trans-yndyrat dhe acidet yndyrore të ngopura, si p.sh. biskotat, petullat, të gjitha ushqimet që përgatiten në fritezë, petullat… Bëni ‘nutella’ të shëndetshme nga lajthitë, bajamet, lëngu i portokallit, kakao dhe çiçibanozi, transmeton Telegrafi.
Mjalti është ëmbëltuesi më i shëndetshëm për fëmijët, kurse stevia për të rriturit që duan të humbin peshë. Qoftet në salcë domatesh me kungull të njomë ose pure patatesh, por pa gjalpë, mund të jenë një drekë e mrekullueshme. Mishi dhe patatet mund të konsumohen, por jo mishi i skuqur me patate të fërguara.
Gjithashtu, dy proteina nuk përzihen kurrë në dietë, gjë që njerëzit e bëjnë shpesh, thonë nutricistët.
Asnjë kombinim i mishit dhe djathit, vezëve dhe jogurtit, proshutës dhe djathit, kremit dhe gjalpit. Kështu krijohen produktet metabolike negative, të cilat manifestohen me fryrje, gazra, dhimbje stomaku dhe të përziera. Frutat dhe perimet para se t’i hani lani me zeolit ose sodë buke.
Kur peshën tonë e përpjesëtojmë me 27, atëherë fitojmë sasinë e lëngjeve që duhet të pimë në ditë – ujë, çaj dhe lëng të shtrydhur. Kjo nuk vlen për personat me sëmundje kardiovaskulare pasi duhet të kenë kujdes me lëngjet. Për ta, masa është rreth një litër e gjysmë në ditë. Femrat që kanë probleme me mbajtjen e ujit duhet të përfshijnë në rutinën e tyre masazhin dhe dushin në mënyrë alternative me ujë të nxehtë dhe të ftohtë.
Nëse i shpërndani vaktet tuaja gjatë gjithë ditës, nuk ka asnjë shans që të bini në hipoglicemi kur sytë, stomaku dhe koka do të jenë të uritur. Shmangni pijet e gazuara, sepse vetëm një gotë përmban deri në gjashtë lugë çaji sheqer!
Nëse jeni duke humbur peshë, rekomandimi për pijet alkoolike është vera e bardhë dhe më pas duhet të hidhni një lugë uthull molle në 150 ml ujë të ngrohtë për të neutralizuar acidin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje