LAJMI I FUNDIT:

Shuma marramendëse që Chelsea pagoi vetëm për agjentët në dy afatet e fundit kalimtare

Shuma marramendëse që Chelsea pagoi vetëm për agjentët në dy afatet e fundit kalimtare

Sipas gazetari Martyn Ziegler të The Times, Chelsea pagoi një 87 milionë euro agjentëve gjatë dy afateve të fundit kalimtare.

Në këto dy afate kalimtare – janari i 2024 dhe verën e 2023 – Blutë shpenzuan hiq më pak se 470 milion euro për lojtarë të rinj.

Në vendin e dytë në listë është Manchester City që pagoi 70 milionë euro për agjentët gjatë të njëjtës periudhë, ndërsa klubi i tretë me shpenzimet më të larta mbetet shumë prapa; Manchester United që pagoi për agjentët 40 milionë euro.


Zbulimi vjen mes spekulimeve mbi situatën financiare të Chelseat dhe aderimin e tyre ndaj PSR – rregullat e fitimit dhe qëndrueshmërisë – në Ligën Premier.

Ekipet në nivelin më të lartë të Anglisë mund të shënojnë humbje deri në 105 milionë funte (122 milion euro) dhe Chelsea, si rezultat, mund të detyrohet të shes lojtarët për të respektuar rregullat.

Zbulohet lista e yjeve që sauditët duan të transferojnë këtë verë – shumica kanë lënë gjurmë në Evropë
Lexo po ashtu Zbulohet lista e yjeve që sauditët duan të transferojnë këtë verë – shumica kanë lënë gjurmë në Evropë

Ata janë paralajmëruar se nëse nuk mund ta bëjnë këtë, do të përballen me një zbritje më të rëndë të pikëve sesa Everton dhe Nottingham Forest.

Shpenzimet e pabesueshme të Chelseat nën Todd Boehly i kanë bërë ata të nënshkruajnë jo më pak se 34 lojtarë, megjithëse mbetet të shihet se sa prej tyre mbeten në “Stamford Bridge” këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

Boks
Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Armando Broja rikthehet te Evertoni si një 'bishë' - transformimi trupor i lë të habitur edhe bashkëlojtarët e tij te Evertoni

Premier League
Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Rummenigge tregon haptas emrin e top yllit që Bayerni po dëshiron ta transferojë

Bundesliga
Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Tentoi të bëhej viral me pritjen e tij, por portieri turpërohet duke pranuar gol nga 40 metra

Ligat tjera
Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Man Utd ofron 40 milionë euro dhe kartonin e Hojlund për transferimin e top sulmuesit

Premier League
Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori