LAJMI I FUNDIT:

Shuhet shkrimtari shkodran, Isa Alibali

Shuhet shkrimtari shkodran, Isa Alibali

Ndahet nga jeta shkrimtari shkodran Isa Alibali. Ai ka drejtuar për më tepër se 13 vjet teatrin “Migjeni”. Homazhet do zhvillohen në hollin e këtij teatri në datë 20 shtator 2018, nga ora 10:00 deri në orën 13:00.

I diplomuar në degën Gjuhë-Letërsi, në vitin 1960, ka punuar tre vjet në Mirditë dhe ka qenë drejtori i parë i Gjimnazit të Rrëshenit, pastaj ka qenë inspektor në seksionin e arsimit e të kulturës në Shkodër dhe në vitin 1965 kryeinspektor i kulturës në atë seksion.

Nga mesi i vitit 1967 e deri në fund të vitit 1982, ishte drejtor i Teatrit “Migjeni”, me një ndërprerje trevjeçare, si drejtor i Shtëpisë së Kulturës dhe të Krijimtarisë Popullore (1969-72).


Pastaj ka qenë drejtor i Shkollës së mesme artistike “Prenkë Jakova” dhe tre vitet e fundit, deri në daljen në pension më 1991, ka punuar si mësues letërsie në shkollën e mesme të përgjithshme “Jordan Misja”.

Është autor i shumë veprave. Për disa vjet ka dhënë mësim për gjuhë-letërsi.

Në trend Kultura

Më shumë
Napoleoni dhe trojet shqiptare

Napoleoni dhe trojet shqiptare

LEHJA E TMERRSHME

LEHJA E TMERRSHME

Poezi
Banda e grave që kërcënoi Londrën për dekada

Banda e grave që kërcënoi Londrën për dekada

Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit

Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit

Kulture
GJUHA SHQYPE

GJUHA SHQYPE

Poezi
Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Kulture
Kalo në kategori