Futbollit dhe kampionatit  të Ukrainës nga sot nuk do të ketë më pjesë të saj një skuadër të madhe.

Klubi ukrainas që bëri sensacion duke u kualifikuar në finalen e Ligës së Evropës edicionin e kaluar, Dnipro, nuk ekziston më.


Lajmin e ka bërë të ditur shtypi ukrainas, ku thuhet se pronari i klubit ka refuzuar të paguajë borxhet e ekipit.

Biznismeni i njohur Ihor Kolomoisky ka refuzuar të paguajë obligimet ndaj klubit ndaj dhe ka vendosur të shpërndajë ekipin.

Aksionarët e Dnipros tani janë në kërkim të një investitori në mënyrë që të shpëtojnë ekipin nga shuarja e tërësishme.

telegrafi sport app