Edhe pse kërkohej me çdo kusht nga Milani, duket se Diego Godin nuk është joshur aspak nga Seria A, ndaj dhe ka preferuar të mbesë në Madrid.

Në këtë mënyrë, mbrojtësi i Atletico Madridit, ka preferuar të rinovojë kontratën e tij e cila do të zgjasë deri më 30 qershor të vitit 2019.


“Kam marrë shumë oferta në këtë afat kalimtar, por e kisha të pamundur të largohesha nga Atletico Madridi, pasi këtu kam miq fantastik, jemi të rrethuar nga fansa të zjarrtë si edhe drejtohemi nga Simeone, një kampion i vërtetë”, ka thënë Diego Godin pasi nënshkroi kontratën e re. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app