LAJMI I FUNDIT:

Shtyrja e bisedimeve për kontratën e Dybalas – çfarë do të thotë për lojtarin dhe për Juventusin

Shtyrja e bisedimeve për kontratën e Dybalas – çfarë do të thotë për lojtarin dhe për Juventusin
(Foto: Instagram/paulodybala)

Përfaqësuesit e Paulo Dybalas janë befasuar kur kanë mësuar se drejtuesit e Juventusit e kanë shtyrë takimin për të diskutuar në lidhje me vazhdimin e kontratës, ndërsa Sky Sport Italia ka bërë një analizë se çfarë do të thotë kjo për futbollistin dhe për klubin.

Saga për kontratën e argjentinasit nuk po ka fund, sidomos pas shtyrjes së takimit që është dashur të mbahej nesër (e enjte). Sipas korrespodentit Sky Sport në Torino, Paolo Aghemo, përfaqësuesit e lojtarit janë befasuar për këtë vendim të klubit. Tash, dy palët duhet të takohen para se të përfundojë ky muaj.

Në pritje për të mësuar se çfarë po qëndron prapa këtij veprimi të Juves, eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, është përpjekur që ta analizojë situatën në Continassa.


(Foto: Twitter/JuventusFC)

Në njërën anë, Zonja e Vjetër ka mundur ta shtyjë takimin për shkak të presionit që vjen nga tifozët dhe mediat. Mëngjesin e sotëm (e mërkurë), klubi e ka hapur fushën stërvitore për gazetarët dhe tifozët, ndërsa shumë prej tyre kanë bërtitur drejt Dybalas duke i kërkuar që të nënshkruajë kontratë të re me klubin.

Shtyhet takimi mes Juventusit dhe Dybalas për rinovimin, tani ka më shumë dyshime për të ardhmen e argjentinasit
Lexo po ashtu Shtyhet takimi mes Juventusit dhe Dybalas për rinovimin, tani ka më shumë dyshime për të ardhmen e argjentinasit

‘La Joya’ është stërvitur ndaras nga pjesa tjetër e skuadrës dhe shpreson të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Villarrealit që zhvillohet në javën e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, Juventusi mund të marrë më shumë kohë para se të vendosë se sa para mund t’i ofrojë sulmuesit dhe pesë futbollistëve të tjerë, të cilëve u skadojnë kontratat: Juan Cuadrado, Federico Bernardeschi, Mattia De Sciglio, Carlo Pinsoglio dhe Mattia Perin.

(Foto: Twitter/JuventusFC)

Sipas njoftimeve në mediat italiane, të gjithë këtyre lojtarëve do t’u ofrohet pagë më e vogël se e tanishmja për të qëndruar te Bianconerët.

Megjithatë, Juve duhet ta dijë se Dybala mbetet lojtar i lirë në fund të sezonit dhe që tani mund të nënshkruajë parakontratë me cilindo nga klubet e interesuara për shërbimet e tij.

Argjentinasi e ka prioritet qëndrimin në Torino dhe e ka pritur Zonjën e Vjetër deri më tani që ta bëjë hapin e duhur, mirëpo kjo shtyrje mund ta nxitë atë që t’i dëgjojë ofertat e klubeve tjera. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

Flick ka në mendje tre alternativa për ta zëvendësuar Casadon që mbetet jashtë për pjesën e mbetur të sezonit

La Liga
Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

Departamentit të skautizimit të Real Madridit i jepet një “mision i pamundur” që ka të bëjë me Luka Modricin

La Liga

"Isha afër vdekjes, nuk mbaj mend asgjë" - ylli i Ligës Premier poston foton e parë pas përplasjes së tmerrshme me makinë

Premier League

"Kur erdha në Real Madrid, nuk e dija se të flisja me Ronaldon, Ramosin dhe Modricin" - kolumbiani James flet për kohën e kaluar te mbretërit

La Liga
Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Menduan se ka vdekur ish-lojtari i tyre dhe mbajtën një minutë heshtje - klubi bullgar detyrohet të kërkojë falje pasi ai është gjallë

Ligat tjera
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori