Në takimin e Procesit të Berlinit në Tiranë, shefja e diplomacisë gjermane Analena Baerbock i bëri thirrje Beogradit që të bashkëpunojë në hetimin e sulmit të armatosur ne veri të Kosovës. U fol edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian.
“Protokolli i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë u përpoq të linte të paktën pamjen e një takimi në harmoni të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gjermanisë dhe BE-së”, shkruan Süddeutsche Zeitung për takimin e Procesit të Berlinit të mbajtur të premten.
Duke cituar median gjermane, “N1” përcjell se në Tiranë ishte planifikuar një foto e përbashkët, dihej se ku duhet të qëndronin të gjithë. Në sfond ishin përgatitur flamuj. Në mediat e Beogradit është raportuar se ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka shmangur fotografimin me të tjerët pikërisht për shkak të flamurit të Kosovës në sfond.
Megjithatë Süddeutsche thekson se përfaqësuesi i Serbisë ka bërë fotografi në Berlin vitin e kaluar dhe lëvizjen aktuale të Daçiqit e vlerëson si “simbol të tensioneve në rajon”.
Gazeta gjermane përkujton se tensionet u përshkallëzuan kur një grup i armatosur serb pranë Banjskës “sulmoi patrullën e Policisë së Kosovës në një pritë”, në përleshjen e armatosur mbetën të vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues [serbë]. Më pastaj SHBA, BE dhe Gjermania kërkuan që Beogradi të tërheq trupat e përforcuara ushtarake nga kufiri [me Kosovën], transmeton Telegrafi.
Shefja gjermane e diplomacisë, Analena Baerbock, tha në Tiranë se vetëm një rrugë e përbashkët çon në Bashkimin Evropian “duke respektuar integritetin territorial, vetëm nëse kuptohet se siguria është një rrugë me dy kahje”.
Gazetarja e Süddeutsce nga Tirana shkruan se Baerbock u përpoq t’ia shpjegonte këtë Daçiqit dhe ministres së Kosovës Donika Gërvala -Schëartz në biseda të ndara – “dhe tek pritet të shihet nëse ajo ka pasur sukses”.
“Delegacioni gjerman thotë se Baerbock pati një ‘bisedë intensive dhe të hapur’ me Daçiqin për mënyrat e uljes së tensioneve pas përshkallëzimit të fundit të dhunës, e cila në maj ishte drejtuar ndaj ushtarëve të KFOR-it, një mision i udhëhequr nga NATO. Baerbock kërkoi ‘bashkëpunim të plotë serb për ndriçimin e sulmit dhe sqaroi se qëndrimi i qartë i qeverisë serbe kundër dhunës dhe negociatat paqësore janë çelësi i procesit të anëtarësimit në BE”, raporton gazeta gjermane.
Gazeta vlerëson se për qeverinë gjermane ‘test lakmus’ është nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i gatshëm të veprojë kundër “udhëheqësit të sulmit ndaj policisë së Kosovës, Milan Radoiçiq”, me të cilin, sipas gazetës, Vuçiq marrëdhënie të afërta.
Süddeutsce shkruan se paralajmërimet e Analena Baerbock i drejtoheshin kryesisht Serbisë, por në një masë më të vogël edhe Kosovës. Ajo theksoi se pala kosovare duhet të bëjë progres në formimin e Asociacionit.
“Baerbock e ka vlerësuar pozitiv faktin që Serbia ka reduktuar numrin e trupave në kufi. Siç tha ajo, kjo tregon se bisedimet me Beogradin kanë kuptim”, shkruan gazeta.
Është paralajmëruar se Gjermania do të dërgojë edhe 155 ushtarë të tjerë në KFOR vitin e ardhshëm, por kjo, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ka të bëjë me tensionet. Më herët thuhej se ishte planifikuar që këta ushtarë gjermanë të zëvendësonin kontigjentin austriak, transmeton Telegrafi.
E përjavshmja “Zeit” në portalin e saj thekson se Baerbock është angazhuar për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. “Të gjithë bashkërisht duhet të përvjelin mëngët për të pasur sukses në anëtarësimin në BE”, tha ajo në Tiranë.
BE-ja duhet të mbajë fjalën dhe të përmbushë premtimet e saj dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të nisin reformat e nevojshme”, ka thënë shefja e diplomacisë gjermane .
Baerbock tha se duhet të ndalohet me logjikën “të gjitha ose asgjë” dhe mbështet logjikën e anëtarësimit gradual në BE, ku shtetet do të hyjnë fillimisht, për shembull, në hapësirën e përbashkët ekonomike evropiane. Ministrja gjermane shtoi se veçanërisht të rinjtë në rajon e kuptojnë se e ardhmja është në BE.
“Nëse Evropa nuk vjen tek ata, atëherë ata do të gjejnë rrugën e tyre për në Evropë – me pasoja fatale demografike për vendet e tyre”, tha Baerbock.
Takimi në Tiranë ishte një përgatitje për samitin e Procesit të Berlinit më 16 tetor në të njëjtin vend. Atëherë në Tiranë do të vijë kancelari gjerman Olaf Scholz./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-votave-e1739639847666-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon numërimi i votave për deputetë në 46.19% të vendvotimeve
![Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-numerimi-780x439.jpg)
Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës
![LDK e LVV](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lvv-ldk-1-780x439.jpg)
LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480161701_1037071128456018_2246888718518334382_n-780x439.jpg)
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura
![Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/uckkk-780x439.png)
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë
![NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-6-780x439.jpg)
NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara