Njëzetvjetori i ndërhyrjes së NATO-s në ish-Jugosllavi tematizohet nga shtypi gjerman. Spektri i trajtimit shtrihet nga nevoja e ndërhyrjes për të ndalur krimet ndaj shqiptarëve deri tek kritikat për sulmet e NATO-s.
Süddeutsche Zeitung
Gazeta “Süddeutsche Zeitung”, në një artikull me titullin “Hija e gjatë e luftës” (23.03) nënvizon se shumë ka ndodhur në 20 vitet pas ndërhyrjes së NATO-s në ish-Jugosllavi.
“Millosheviqi vdiq në vitin 2006 në një qeli të Tribunalit të Hagës për krime lufte. Kosova është shtet i pavarur nga viti 2008…por konflikti nuk është zgjidhur deri më sot. Edhe liderët e rinj në Beograd këmbëngulin, që Kosova është pjesë e Serbisë. Mes fronteve të ngrira qëndrojnë rreth 3.500 ushtarë të trupës së paqes KFOR”.
“Hija e gjatë e luftës”, është një reportazh nga Reçaku, vendin që si e thotë edhe ministri i atëhershëm i Jashtëm, Joschka Fischer ishte ‘pika e kthesës'”.
Kush thotë Reçak në Kosovë, mendon menjëherë për viktimat dhe avionët e luftës, shkruan autori Peter Münch.
Autori i “Süddeutsche Zeitung” Peter Münch ka biseduar me shqiptarë, por edhe me serbë në Kosovë, si deputetin Slobodan Petroviq, i cili i trembet ndarjes së Kosovës, “në rast të ndarjes së veriut serb, ne do të humbisnim të drejtat e pakicës e do të kishim frikë për sigurinë tonë”.
E nëse i pyet njerëzit në Kosovë, nëse janë përmbushur shpresat e tyre, vërehet zhgënjimi.
“Ne i jemi mirënjohës NATO-s për lirinë tonë”, por të gjithë ata që erdhën më pas në pushtet, na kanë sjellë korrupsion”, thotë një burrë nga Kosova për gazetën gjermane.
Der Spiegel
Në 20-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në ish-Jugosllavi, revista e njohur gjermane, “Der Spiegel” i kushton një artikull (23.03) zhvillimeve në Kosovë.
Artikullshkruesit kanë biseduar edhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.
“Kam bërë atë që ka qenë e nevojshme”, thotë Haradinaj duke hedhur vështrimin pas, e nga goja e tij tingëllon sikur gati nuk ka të bëjë me të.
Ende sot, me uniformën e burrit të shtetit, Haradinaj është luftëtar.
Me dogana 100% për mallrat serbe ai përpiqet ta detyrojë qeverinë në Beograd për njohjen e Kosovës, duke sjellë kundër vetes edhe fuqinë mbrojtëse, SHBA.
“Der Spiegel” nënvizon, se diskutimet për kufijtë që mendoheshin të kaluara janë rindezur sërish në Ballkan.
“Kryeministri Haradinaj i refuzon diskutime të tilla. ‘Tragjeditë në Ballkan kanë të bëjnë me çështjen e kufijve, kush i ngre këto çështje sërish, rrezikon tragjedi të reja'”.
Thaçi: Tema e ekzagjeruar nga mediat
Kurse “Süddeutsche Zeitung” (24.03) ka zhvilluar një intervistë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili thekson se ne do t’i jemi përgjithmonë mirënjohës perëndimit.
“Pa ndërhyrje ushtarake nuk do të kishte më shqiptarë sot në Kosovë, bombardimi ndali pastrimin etnik”.
Presidenti i Kosovës shprehet edhe lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë.
“Nuk ka alternativë për këtë. Mes Serbisë dhe Kosovës mund të arrihet një paqe përfundimtare, pikërisht si atëherë mes Gjermanisë dhe Francës. Statuskuoja do të thotë hapa pas në të vërtetë, sepse ai destabilizon rajonin. Synojmë një marrëveshje që sqaron përfundimisht të gjitha çështjet e hapura mes Serbisë dhe Kosovës. Por deri më tani nuk ka asgjë në tavolinë dhe nuk ka as harta. Kjo temë është ekzagjeruar nga mediat”.
Badische Zeitung
Edhe “Badische Zeitung” i kushton vëmendje fillimit të ndërhyrjes së NATO-s në Jugosllavi me artikullin “Kur digjeshin fshatrat në Kosovë” (23.03).
Para 20 vitesh ushtarët gjermanë u bënë pjesë e një misioni lufte për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan “Badische Zeitung”.
“Pas akteve mizore të serbëve në luftën e Bosnjes (1992-1995), perëndimi donte t’i jepte fund njëherë e mirë politikës së pastrimit të motivuar etnikisht nga ana e Millosheviçit”.
Gazeta i kushton vëmendje edhe sulmeve që rezultuan me viktima civile.
“Zhvillimi i luftës nuk ishte aq ‘klinikisht i pastër’ siç përpiqej ta prezantonte gjithnjë zyra e shtypit të NATO-s: Sulme ajrore të orientuara gabimisht shkaktuan herë pas here vdekjen e civilëve serbë, – e në një rast edhe të shqiptarëve në Kosovë, një kolone refugjatësh”.
Kurse gazeta tjetër gjermane “taz”, nën titullin “I bombarduar lokalisht” (23.03) ka publikuar kujtimet e korrespondentit Andrej Ivanji në kohën kur filluan bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi.
“Isha në një gjendje të një mosbesimi pritës….Në darkë dëgjova për herë të parë zhurmën e sirenave të alarmit. Sot përzihen në kujtimin tim zhurmat e luftës nga ajri…pas 78 ditësh, 2300 sulmeve ajrore dhe 50.000 raketave të hedhura, pushtetmbajtësi Sllobodan Millosheviq ktheu rrugë, por vetëm atëherë pasi Moska e vendosi nën presion”. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-numerimi-780x439.jpg)
Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës
![LDK e LVV](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lvv-ldk-1-780x439.jpg)
LDK e LVV "kapen" për një fletëvotim në Prishtinë
![Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/uckkk-780x439.png)
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë
![NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-6-780x439.jpg)
NEWBORN edhe këtë vit me pamje unike
![Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-5-780x439.jpg)
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate
![Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480161701_1037071128456018_2246888718518334382_n-780x439.jpg)
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara