Gazeta gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ nën titullin ‘Ballkani Perëndimor merr miliarda nga BE’, nënvizon se strategjia e re për Ballkanin jep një plan të qartë kohor dhe do t’i kushtojë shumë shtrenjtë unionit.
“Komisioni propozon rritjen e ndihmave të anëtarësimit dhe të përfarimit me BE deri në vitin 2020. E paqartë mbetet se për çfarë shumash bëhet fjalë. Deri më tani ishin planifikuar për Ballanin Perëndimor nga viti 2018-2020, 1.7 miliardë euro. Në dokumentin strategjik bëhet fjalë se 1.07 miliardë janë në plan vetëm për vitin 2018, kështu që tani mbetet vetëm të rriten shumat e 600 milionë eurove të mbetura për vitin 2019 dhe 2020”.
‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ sheh me sy kritik paratë që BE derdh në Ballkan. “Kaq shumë para derdhen në Ballkanin Perëndimor për forcimin e administratës, shtetit ligjor, ekonomisë së qëndrueshme dhe demokracisë e mirëqeverisjes. Por janë pikërisht këto fusha, ku Komisioni shikon deficitet më të mëdha, megjithë ndihmat miliardëshe prej vitesh”.
Ndërsa gazeta gjermane ‘Tageszeitung’ i kushton vëmendje perspektivës më të qartë kohore të integrimit të Serbisë në BE. taz thekson se Brukseli dhe Berlini mendojnë se Serbia është një faktor stabiliteti në Ballkan, por e kundërta është e vërtetë.
“Serbia dhe Mali i Zi do të mund të pranohen në vitin 2025. Po pse pikërisht vendet ku fjalën e kanë BE dhe institucionet ndërkombëtare janë të fundit në radhë? Në Kosovë dhe në Bosnje ka një administratë ndërkombëtare, polici ndërkombëtare, misione të shtetit ligjor, trupa ndërkombëtare. Pikërisht që këto shtete janë të fundit në radhë dhe kosovarët ende duhet të marrin vizë për në BE, është një dështim i paparë”.
‘Tageszeitung’ nënvizon se luftën kundër korrupsionit nuk e ka fituar njeri, dhe se të rinj të shkolluar largohen nga Ballkani për të ndërtuar një jetë të re në Gjermani, Austri, vendet skandinave dhe shtron pyetjen se “pse nderon kancelarja Merkel njeriun e fortë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që e ka kthyer Serbinë në një ‘demokraturë’, që refuzon përballjen me krimet e përgjakshme të viteve 90-të?. Me sa duket ende ekziston përfytyrimi i gabuar, se Serbia është një faktor stabiliteti në Ballkan. Por nga koha e Millosheviçit në vitin 1991 duhej të dihej ndërkohë, se e kundërta është e vërtetë. Serbia nuk ka hequr dorë nga rifitimi i Kosovës, dhe ndarjen e Bosnje-Hercegovinës përgjatë linjës së frontit të vitit 1995…”
Ndërsa gazeta zvicerane, nën titullin ‘Sherifë të rinj për veriun e egër të Kosovës’, nënvizon se në pjesën serbishtfolëse të vendit, Beogradi i ka vënë nën kontroll politikanët dhe përdor për këtë partnerë të dyshimtë.
“Presidenti Vuçiq është i vendosur për procesin e normalizimit dhe ta dorëzojë këtë rajon në sistemin kosovar. Por kjo nuk do të thotë fund të influencës serbe -përkundrazi. Përmes partisë së unitetit të kontrolluar nga Beogradi, ai i kontrollon të gjitha rajonet me serbë. Në vend që të mbeten të varur nga shteti serb, subvencionimi do të bëhet në bazë të së drejtës kosovare përmes asociacionit të komunave serbe, të cilin e financon Beogradi”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës