Është shtyrë gjyqi për dosjen Partizani, ku prej më shumë se një vit janë marrë të pandehur dhe nën akuzë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Këtë të premte nuk arriti të kishte një shqyrtim gjyqësor për dosjen e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.


Sipas gazetarit të Euronews Albania, Eni Ferhati shkak për shtyrjen e seancës ka qenë mungesa e avokatit të të pandehurit Xhimi Begeja.

Seanca e radhës të martën në 15 prill ora 14.00.

Gjyqtarja Flojera Davidhi do të vendoste sot kalimin ose jo për gjykim pasi prokurorët e SPAK te bënin replikën përfundimtare mbi pretendimet e palës mbrojtëse.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë nën akuzë në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit. /Telegrafi/