Dyshimet për abuzim me tenderin e ‘Llogarasë’ dhe ‘Unazës së Madhe’, Balluku rikthehet në GJKKO

Pasi seanca u shty me dy orë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është rikthyer në Gjykatën e Posaçme.
Top raportoi më herët se seanca u shtyrë për dy orë, pasi avokatët kërkuan të njiheshin me aktet.
Më herët, në gjykatë u paraqit motra e saj avokate, Pamela Qirko, kreu i KESH, Erald Elezi dhe ai i ARRSH, Gentian Gjyli.
GJKKO ka vendosur dy ditë më parë pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku duke argumentuar se ajo së bashku me dy drejtorët e Rrugëve dhe KESH-it mund të prishin ose asgjësojnë provat. Po ashtu gjykata vendosi edhe masën ndalim për të dalë jashtë vendit për deputeten e qarkut Fier, që ndryshe nga e para është masë shtrënguese.Shtyhet seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Ballukut
Shtyhet seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj Ballukut
Është shtyrë me për dy orë seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku pasi mbrojtja ka kërkuar që të njihet me aktet e dosjes Balluku u paraqit mëngjesin e së shtunës në Gjykatën e Posaçme për verifikimin e masës së sigurisë ku qëndroi për rreth 45 minuta.
Balluku nuk dha asnjë prononcim për mediat pas daljes nga GJKKO.
Gjykata e Posaçme caktoi të enjten dy masa sigurie për zëvendëskryeministren Belinda Balluku: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK më datë 31 tetor komunikoi zyrtarisht se ka ngritur akuzë ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim./euronewsalbania/




















































