Shtyhet për javën e ardhshme zgjedhja e rektorit të UP-së

Katër kandidatët e Këshillit Drejtues që duhet të vijnë nga ministria nuk janë caktuar ende nga Ministria e Arsimit me gjithë premtimet se emrat e tyre do të jenë të gatshëm sipas afatit të paraparë.
Sekretari i Rektoratit të Universiteti të Prishtinës, Esat Kelmendi, ka thënë se janë njoftuar nga zyrtarët e Ministrisë së Arsimit, se ende nuk e kanë të gatshme listën e kandidatëve të Këshillit Drejtues dhe se deri javën e ardhshme kanë premtuar se do ta zgjidhin këtë problem.
Ndërkohë, dje, janë përzgjedhur 5 kandidatë për postin e rektorit. Ata janë: Myzafere Limani, Selim Daci, Isa Elezaj, Shyqyri Galica dhe Mujë Rugova. /ktv/
Nga
Telegrafi
30/06/2009
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































