Papunësia dhe rënia e lirës ka kohë që e mundojnë Turqinë. Për shkak të shtrenjtimit masiv të çmimit të ushqimeve, kriza bëhet gjithnjë e më e ndjeshme. Qeveria e Recep Tayyip Erdoganit humbet prestigj dhe kërkon zgjidhje.
Për një kohë të gjatë turqit e konsideruan krizën një rrezik abstrakt. Por ndërkohë ajo lë gjurmë gjithnjë e më shumë në jetën e përditshme. Që në janar u rritën çmimet për frutat dhe perimet. Pas zgjedhjeve komunale në 31 mars gjendja u bë edhe më serioze. Për një kilogram qepë, disa tregtarë kërkojnë ndërkohë 10 lira turke, rreth 1.50 euro. Kjo është afërsisht trefishi në krahasim me një vit më parë. Kjo i zemëron turqit veçanërisht, sepse në fund të fundit qepët bëjnë pjesë në ushqimet bazë dhe në shumë gjellë të kuzhinës turke.
Në tregun e Kadiköy, një lagje e Stambollit direkt në Bosfor, atmosfera është jo e mirë.
“Një gjë të tillë nuk e kam parë kurrë. Patatet, domatet, qepët më parë qenë diçka e zakonshme në tryezën e ngrënies, këtë vit bëjnë pjesë më tepër te produktet e luksit”, ankohet një klient që bën pazarin e përditshëm.
Prej fundit të vitit 2017 lira e humbi shumë vlerën, pjesërisht deri në 30 për qind. Megjithatë, shumë turq i mbetën besnikë Erdoganit dhe qeverisë së tij. Por gradualisht mbështetja e zgjedhësve duket se po humbet. Në zgjedhjet komunale në 31 mars, AKP-ja islamike konservatore përjetoi një disfatë të rëndë zgjedhore – dy qytetet më të rëndësishme të vendit, Stambolli dhe Ankaraja, i mori opozita. Ekspertët shohin dobësinë e ekonomisë si faktor vendimtar për rezultatin e keq në zgjedhje.
Sipas Presidentit turk Erdogan, përgjegjës për “terrorin e ushqimeve” janë fuqi të errëta. Spekulantët mbajnë të fshehura qepë, për t’i rritur qëllimisht çmimet. Kritikët thonë se inflacioni në tregun e ushqimeve është i vetëshkaktuar. Për të nxitur ekonominë, qeveria e AKP-së investoi për vite me radhë në sektorin e ndërtimit dhe la pas dore fusha të tjera.
“Politika ekonomike nuk ishte sa duhet e qëndrueshme dhe e orientuar drejt së ardhmes. Shumë para u investuan në infrastrukturë dhe njëkohësisht për vite të tëra nuk u punua për rritjen e produktivitetit. Veçanërisht sektori agrar e bën të qartë dështimin e kësaj strategjie. Turqia ka kushte perfekte klimaterike për një bujqësi produktive. Megjithatë frutat dhe perimet duhet të importohen, sepse është investuar shumë pak në sektorin agrar”, thotë Erdal Yalcin, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ekonomike në Shkollën e Lartë të Konstancës.
“Inflacioni brendaturk ecën në një hap me rënien e kursit të këmbimit. Euroja dhe dollari janë sot dyfish më të shtrenjta se tri vjet më parë. Kjo i vë shumë ndërmarrje turke para problemeve të mëdha: për të paguar kreditë, që kanë marrë te investorët e huaj, ato duhet të japin dy herë lira më shumë. Por shpenzimet për kreditë janë rritur edhe sepse investorët e huaj janë bërë më të ndjeshëm ndaj rrezikut. Kjo ka të bëjë me faktin që në politikën e brendshme ka pak siguri dhe në politikën e jashtme Turqia është bërë një partner i vështirë”, deklaron Yalcin.
Për rritjen e ekonomisë dhe për të luftuar inflacionin, ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Berat Albayrak paraqiti në 10 prill një plan veprimi.
“Koha deri në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2023 do të jetë kohë e reformave strukturore ekonomike”, tha Bayrak.
“Programe si ky plan veprimi janë shpallur shumë, por nuk janë zbatuar kurrë”, thotë Yalcin.
Sipas tij produktiviteti duhet të rritet përmes reformave strukturore. Për këtë ndërmarrje që nuk nxjerrin fitime duhet të falimentojnë, papunësia do të rritet përkohësisht. Për periudhën transitore duhet kërkuar një program ndihme në një kredidhënës ndërkombëtar. Por presidenti turk i druhet çdo përzierjeje nga bota e jashtme. Dhe një fazë masash ekstreme kursimi, mund ta dëmtojë edhe më tej popullaritetin e tij. /DW/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova