LAJMI I FUNDIT:

Shto shkëlqimin e fytyrës suaj

Shto shkëlqimin e fytyrës suaj

Vera është këtu dhe natyrisht kjo do të thotë më shumë diell dhe djersë – nganjëherë jo kombinimi më i mirë për lëkurën tuaj. Për të bartur rutinën e përkujdesjes nga ditët e ftohta në këto ditë të ngrohta vere, keni besim tek ky kombinim i thjeshtë por efektiv: mbrojeni lëkurën para se të dilni nga shtëpia dhe pastrojeni para gjumit.

Vera është këtu dhe natyrisht, kjo do të thotë më shumë diell dhe djersë – nganjëherë jo kombinimi më i mirë për lëkurën tuaj. Për të bartur rutinën e përkujdesjes nga ditët e ftohta në këto ditë të ngrohta vere, keni besim tek ky kombinim i thjeshtë por efektiv: mbrojeni lëkurën para se të dilni nga shtëpia dhe pastrojeni para gjumit. Mirëpo çka nëse jemi në det dhe përdorim krema për rrezitje? Kremat e ndryshme mbesin në pore dhe janë shumë vështirë të pastrohen.


Për këto probleme zgjedhja më e mirë është brusha për pastrim të thellë të lëkurës. Tani me teknologjinë e re në treg përkujdesja për fytyrë është bërë më e lehtë se kurrë. Brushat për pastrim të fytyrës janë pajisje mahnitëse sepse kanë dy funksione: 1. Ndihmojnë pastrimin e poreve ne baza ditore kështu që juve do ju nevojiten më pak ekstrakte. 2. Funksioni masazhues ndihmon qarkullimin e gjakut, i cila është e varfër tek shumë njerëz.

Përpos këtyre benefiteve këto brusha bëjnë mrekulli nëse ju i përkushtoheni mirëmbajtjes ditore. Fytyra juaj do jetë gjithmonë e freskët, e pastër dhe me shkëlqim vibrant. Ju do të largoni të gjitha pa-pastërtitë të cilat mblidhen në fytyrë gjatë ditës.

Ju jeni me fat sepse brusha për pastrimin e fytyrës Wellneo i ka të gjitha këto benefite. Pastrimi me brushën Wellneo do të ju dhuron pamje më të përsosur nga dita në dite po ashtu ju do ta ndjeni butësinë e lëkurës që gjithmonë e keni menduar.

Brusha për pastrimin e fytyrës Wellneo kombinon 3 koka të ndryshme për kujsdes total të lëkurës:

1)Brusha me fije të gjata për pastrim ditor ju përmirëson lëkuren tuaj të lodhur nga pamundësia e ajrosjes duke ju dhuruar shkëlqimin që ju e meritoni.

2) Bursha me mbështjellës materiali të butë që lëmon dhe zbutë lëkurën tuaj duke pastruar në thellësi poret.

3) Brusha me fije silikoni për pastrimin e grimit të përditshëm.

Një recetë shtesë për ju që përdorni Brushën për pastrim të fytyrës Wellneo:

Pija për hidratim të fytyrës:

1-2 (lugë çaji) Uthull molle

1 gjingjer i grisur

½ Lëng limoni

1 (lugë çaji) mjaltë të përpunuar

Hidhini të gjithë përbërësit në një gotë të gjatë dhe shtoni 30-40 ml ujë mineral dhe përzijeni mire. Kjo pije është mahnitëse dhe është e mbushur me përfitime natyrore që ushqejnë trupin tuaj nga brenda.

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Krijon volum dhe i jep flokut një natyrshmëri në lëvizje: Njihu me “mixie”, modelin e përsosur për vajzat guximtare

Flokë dhe stil
Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Si të grimoni sytë me qepalla të varura? Pesë këshilla për të krijuar një formë të zgjatur

Grim
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Java e 15-të e shtatzënisë: Barku juaj tashmë po merr formë dhe bebja juaj po argëtohet në lëngun amniotik

Shtatzëna
Kalo në kategori