Ilaz Hysaj
Qenia njerëzore është ndërtuar në dy principe bazike:
1. Plotësimin e nevojave themelore, pra ushqim, banim dhe reprodukim që sigurojnë mbijetesën apo vazhdimësinë (niveli i primatit që e kanë edhe kafshët):
2. Plotësimin e nevojave tjera që lidhen me zhvillimet intelektuale, konjiktive, sociale etj. (që rriten në mënyrë progresive në funksion te evoluimit).
Sipas kësaj logjike, njeriu, pasi të plotësojë nevojat e primatit do të kërkojë të plotësohet edhe me nevojat tjera që i përmenda, me një theks të veçantë në ato që nuk i ka.
Po e marr shembull pjesëtarët e popullin hebre, të cilët u dëbuan nga vendet e tyre para 2000 vjetëve dhe brodhën nëpër botë. Ata arritën jo vetëm të bëjnë paranë, por edhe të bëhen zotërues të saj në pjesën më të madhe të botës.
Por, ata nuk kishin atdhe dhe për ta plotësuar këtë nevojë të madhe e dhanë paranë për ta blerë dhe krijuar shtetin për të cilin edhe sot japin para dhe jetë njerëzish për t’a mbajtur..
Shqiptarët etnikë të Kosovës nuk e kishin shtetin e vet dhe që nga 1912-ta u përpoqën që ta krijojnë atë. Në vitet e ‘90-ta do të krijohet një lëvizje e fuqishme shtetformuese ku shqiptarët edhe do të japin pak pare (trepërqindëshin) për këtë lëvizje.
Shqiptarët e Shqipërisë e kishin një shtet nga 1912-ta, por që kurrë nuk arriti të jetë i mirëfilltë dhe nuk krijoi mirëqenie, as materiale e as shpirtërore – bile nga fundi prodhoi një varfëri ekstreme që zhveshi popullin e vet edhe nga dinjiteti.
Pra, në këto rrethana, pas shembjes së diktaturës në Shqipëri, si bruto produkt do te dalë një klasë politike e uritur që për prioritet nuk do ta ketë shtetin e as popullin, por plotësimin e asaj që atyre u mungonte, pra lekun, për të cilin çdo veprim është “legjitim”!
Në Kosovë, klasa politike e cila doli nga lufta, kishte të njëjtat prioritete si klasa politike në Shqipëri, pra markën gjermane, dhe asnjë respekt dhe kujdesi për lirinë e cila na erdhi si një “dhuratë” karshi organizimit tonë të paktë dhe kaotik për ta merituar atë.
Që të dyja palët shpejtë e kaluan fazën e nevojave të primatit dhe nisën odisejadën e pandalshme dhe të pangopshme të plotësimit të kërkesave dytësore të cilat morën përmasat e patologjisë e që në mjekësi njihet me emrin “Bulimi”, apo uri e përhershme, që edhe nëse e ke plancin plotë, të detyron me vjell për ta mbushur atë prapë deri në “infinit”. Pra, është një çrregullim mental ku qendra e trurit që merr sinjale nga receptorët e lukthit se ai është mbushur plot dhe nuk ka nevojë me hangër më, nuk funksionon dhe truri kërkon gjithmonë ta mbushë barkun deri në pëlcitje.
Po të vështrohen sjelljet e politikanëve në të dyja anët, saktësisht jemi në patologjinë e bulimisë politike, ku kjo klasë ka krijuar miliona dhe nuk dinë të ndalen. Dhe, në këtë stad për të plotësuar urinë e tmerrshme dhe kronike ata e qesin veten në ankand dhe shesin çdo gjë që shitet: moralin, fëminë, gruan, shtetin. Dhe, mund të konstatojmë se gati nuk ka politikan shqiptar që nuk shitet.
Ai mund të shitet për çdokënd, varet se kush jep më shumë, bash si n’ankand. Dhe, çmimi i tyre përcaktohet nga vlera e asaj çka shet. Ata që shesin patriotizëm, për shembull, nuk i blen kush se është “dépassé” dhe gjithkush po e shet, por ata që shesin tokë dhe shtet në bursën aktuale të ankandit e kanë çmimin më të lartë – duke harruar se me tokën dhe shtetin e shitur do të shkojnë edhe ata vetë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Euro gol nga distanca dhe lojtar i ndeshjes - Meriton Korenica i bën të gjitha te Cluj

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit