Një grup senatorësh amerikanë kanë propozuar një projektligj që do t’u ofronte mbështetje financiare zyrtarëve të qeverisë federale që janë ankuar për probleme nervore apo dëmtime në tru të njohura me termin “Sindroma e Havanës”. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Daria Dieguts shpjegon rrethanat e sëmundjes misterioze:
Në dhjetor 2017, Marc Polymeropoulos po përshtatej me kërkesat e reja të punës si zyrtar i CIA-s që kryesonte shërbimet sekrete në Evropë. Një udhëtim pune në Moskë ishte i pashmangshëm.
“Më ka mbetur peng që shkova në atë udhëtim sepse në fillim të dhjetorit 2017 u ngrita në mes të natës me marrje mendsh dhe zhurmë të rëndë në vesh. Isha shumë i sëmurë. Kam qenë në zona lufte në Irak dhe Afganistan por kurrë nuk kam provuar një gjë të tillë”, tregon Polymeropoulos.
Fillimisht Polymeropoulos mendoi se ishte helmuar nga diçka që kishte ngrënë. Por kur nuk u përmirësua pas disa ditësh, shkoi për vizitë te mjeku.
“Më kontrolluan mjekët e qeverisë amerikane. Bënë analiza, më vizituan dhe e krahasuan gjendjen time me probleme që ishin vërejtur në Havanë,” tregon ish-agjenti i CIA-s.
Sindroma misterioze e Havanës u shfaq për herë të parë kur një punonjës i ambasadës amerikane në Havanë shkoi te mjeku duke u ankuar për marrje mendsh dhe dhimje të fortë koke. Pas disa ditësh dhjetëra vetë kërkuan ndihmë mjekësore me simptoma të ngjashme.
Në verën e vitin 2017, neuro-kirurgut të Universitetit të Pensilvanisë Douglas Smith iu kërkua të analizonte simptomat misterioze.
Imazhet e rezonancës magnetike të trurit nuk zbuluan probleme.
“Simptomat e tyre na bënë të kalonim në kontrolle të avancuara të trurit,” tha Dr. Smith.
Dr. Smith thotë se skaneri i avancuar tregoi ndryshime të dukshme në trurin e viktimave.
Komuniteti i zbulimit filloi të analizonte mundësinë që rusët të ishin shkaktarë të kësaj sëmundjeje misterioze. Sipas CIA-s, agjentët rusë kanë bërë gjëra të ngjashme më parë:
“Kur isha në Moskë në vitet 1970-1980, kishim raste të tilla kur personeli dhe ambasada jonë bombardoheshin me rrezatime me mikrovalë,” thotë James Olson, ish-agjent i CIA-s.
Aktualisht, nuk ka të dhëna publike që i lidhin rusët me këto simptoma, por vjet një raport i Akademisë Kombëtare të Shkencave arriti në përfundimin se simptomat ka gjasa të jenë shkaktuar nga “energji e shenjestruar me impulse e frekuencave radiologjike”.
Por autorët e raportit thanë se nuk mund të dilnin me një përfundim zyrtar si rezultat i karakterit sekret të shumë të dhënave.
Smith thotë se sindroma është reale dhe se ka diçka që shkakton dëmtimet në tru që ai zbuloi tek pacientët që kontrolloi.
Në maj 2021, gazeta New York Times njoftoi se numri total i pacientëve me Sindromën e Havanës ka arritur në 130 vetë.
Marc Polymeropoulos ende nuk ka marrë një diagnozë specifike. Si rezultat i dhimbjeve të kokës dhe problemeve të tjera, ai dha dorëheqje vullnetarisht nga puna. Qeveria amerikane thotë se nuk ka identifikuar ende shkaqet e simptomave misterioze, por gjatë seancave për konfirmimin e zotit William Burns si drejtor i CIA-s, ai premtoi se do ta hetonte problemin.
Ka njoftime se hetimet janë zgjeruar dhe tani përfshijnë departamentet e Mbrojtjes, të Shtetit dhe CIA-n. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Si Ukraina, ashtu edhe Rusia duhet të ‘të japin pak’ për t’i dhënë fund luftës, thotë i dërguari i Trump
Papa Françesku i drejtohet ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin ‘verdiktin e tyre’ pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Trump flet për "ndikimin" që mund të kenë tarifat e vendosura tek amerikanët
Uji del nga brigjet në Messina të Italisë, banorët të bllokuar në shtëpi - publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin
Kanadaja vendos tarifa prej 25% në luftën tregtare me SHBA-në
Papa Françesku i drejtohet ukrainasve: Jini patriotë, refuzoni luftën, falni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet