Nuk ka rëndësi se ku është vendosur një shtëpi, nëse keni ide ju mund ta ktheni atë në një parajsë të vogël, sidomos nëse shtëpia është me përmasat e një rezidence. Arkitekti Henry ka shndërruar këtë shtëpi nga një kasolle të braktisur prej 20 vitesh në një rezidencë luksi dhe kjo e ka bërë atë të famshëm.

7 61


Shtëpia Clingstone është e vendosur në një shkëmb në Narragansett Bay në Rhode Island, Shtetet e Bashkuara. Ajo është ndërtuar në vitin 1905 si një shtëpi pushimi dhe me stil mondan nga Joseph Wharton, por vdekja e Wharton bëri që e veja e tij ta braktiste këtë shtëpi në vitin 1941.

3 189

Në vitin 1961, 20 vjet më vonë, ajo u ble nga Henryu Wood për vetëm 3.600 dollarë. Natyrisht shtëpia ishte e shkatërruar, dritare të thyera, çati të përmbysura ose të zhdukura, por Wood e transformoi atë një mënyrë të pabesueshme.

4 127

Shtëpia Clingstone është tashmë është mjaft moderne dhe uji i vjen nga një sistem i mbledhjes së shiut, ata kanë një sistem pastrimi për ujin e pijshëm dhe sisteme të paneleve diellore për ngrohje, transmeton mapo.

5 94

Shtëpia ka 10 dhoma gjumi dhe 5 banjo dhe nga vendasit njihet si “shtëpia gur”, është vendi ideal për të kaluar pushimet me familjen tuaj.

6 74