LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia Botuese “Dukagjini” anëtarësohet në rrjetin EEPG

Shtëpia Botuese “Dukagjini” anëtarësohet në rrjetin EEPG

Shtëpia Botuese “Dukagjini” është bërë anëtare e plotë e rrjetit “European Educational Publishers Group”(Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG).

Kështu, “Dukagjini”, jo vetëm që është shtëpia botuese e vetme nga Kosova që ka arritur të anëtarësohet, por njëherësh është edhe botuesja e vetme e teksteve në gjuhën shqipe në këtë rrjet.

Qëllimi i EEPG-ut, anëtare të të cilit janë shtëpitë botuese kryesore në arsim nga shumica e vendeve evropiane, është që ta vazhdojë më tej zhvillimin e teksteve dhe të materialeve cilësore për mësimdhënie në shkolla gjithandej Evropës.


Përmes hulumtimeve, monitorimit dhe shkëmbimit të informatave ndërmjet shtëpive botuese, “Dukagjini” do të jetë i përfshirë drejtpërdrejt në përvojat më të mira evropiane. Kjo përvojë do të transmetohet edhe te nxënësit dhe arsimtarët që i përdorin tekstet e “Dukagjinit”.

Shtëpia Botuese “Dukagjini” mbetet e përkushtuar që ta avancojë arsimin në Kosovë dhe të ndërtojë bashkëpunime të suksesshme vendore e ndërkombëtare, që ta bëjë lehtësisht të mundshëm këtë avancim.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Kalo në kategori