Via Dinarica – Kosovo po sjell gjallëri në verën e këtij viti me një seri aktivitetesh që festojnë natyrën, artin dhe lëvizjen.

Ky segment i shtegut të famshëm që përshkon Alpet Dinarike nga Sllovenia deri në Shqipëri, përfshin tre nga zonat më mahnitëse të Kosovës – Pejën, Deçanin dhe Junikun dhe ofron aventura për çdo adhurues të maleve dhe qetësisë alpine.


Pas një sezoni të pasur me punë në terren, përmirësim të infrastrukturës malore, bashkëpunim me komunitetet lokale dhe promovim të qëndrueshëm të turizmit, rrugëtimi i Via Dinarica  Kosovo do të kurorëzohet me një festival të shumëpritur:

15 dhe 16 gusht – Pejë  

Festivali nis në sheshin kryesor të Pejës, me muzikë, dokumentarë, biseda inspiruese dhe aktivitete të veçanta përgjatë shtigjeve të Via Dinarica që kalojnë në këtë komunë.

default

17 gusht – Deçan dhe Junik

Dita e fundit e festivalit do të sjellë aktivitete të fokusuara në natyrën, sigurinë dhe artin në shteg.  

Në Deçan, organizohet një prezantim edukues nga ekipi i kërkim-shpëtimit malor, i cili do të trajtojë temat më jetike që duhet t’i dijë çdo person që eksploron shtigjet malore.

Ndërsa në orët e pasdites festa zhvendoset në në Junik, ku natyra do të kthehet në ndarje galeri arti me ekspozitën fotografike në natyrë, aktivitete kulturore dhe një mbyllje emocionuese për të gjithë pjesëmarrësit.

Para festivalit, dy thirrje janë hapur për të gjithë dashamirët e natyrës – atletë, artistë, apo thjesht shëtitës të përmalluar për freskinë e Bjeshkëve të Nemuna:

Më 16 gusht, organizohet një garë e veçantë malore, falas dhe me numër të kufizuar pjesëmarrësish – vetëm 50 të zgjedhur do të kenë mundësinë të përjetojnë këtë shteg unik:Start: Podi i Jakupit Kalim: Hajla Finish: Pepaj Distanca: 14 km Ngjitje totale: 800 metra 2 Checkpoints gjatë garës

Pas sfidës së bukur, festa vazhdon në skenën kryesore në qytetin e Pejës, ku do të mblidhen sportdashësit, artistët dhe komuniteti vendas për të kremtuar së bashku.

Regjistrohu këtu: https://shorturl.at/EQwQe . Mos e humb, vetëm 50 vende!

Për ata që e shohin natyrën përmes lentes, është hapur thirrja për konkursin fotografik që do të kulmojë me një ekspozitë të veçantë në natyrë më 17 gusht, në Junik.

Kërkohen foto peizazhi nga Malet e Pejës, Deçanit ose Junikut  Formati: Lexo kriteteret në publikimin në media sociale!

Dërgo foton tënde deri më 2 gusht 2025 në: utalayafoundation@gmail.com   Çfarë përfiton?Fotoja jote ekspozohet në format të madh në natyrë (50x70 cm) Kthehet në një kartolinë promocionale me emrin tënd Promovohet në rrjete vendore dhe ndërkombëtare turistike Ti bëhesh mysafir nderi në festival

default

Via Dinarica Kosovo Festival do të përfshijë edhe muzikë live, dokumentarë, biseda live me bloggerë, ambientalistë dhe dashmirë të bjeshkatarisë, dhe aktivitete të tjera që ngërthejnë shpirtin e aventurës dhe respektit për natyrën.

Për të gjithë ata që e duan natyrën – ecin, vrapojnë, fotografojnë apo thjesht frymëzohen nga bukuritë e saj – këto janë ditët që nuk duhen humbur.

NaturKosovo është një iniciativë e financuar dhe promovuar nga AICS Tirana me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Prishtinë, e zbatuar nga Volontari nel Mondo RTM dhe CELIM Milano në bashkëpunim me Utalaya Foundation, CAI – Klubi Alpin Italian, Corpo Nazionale Soccorso Alpino e Speleologico – CNSAS, dhe AITR – Shoqata Italiane për Turizëm të Përgjegjshëm.