Në qytetin e Prizrenit, u inaugurua shtatorja e bronztë e “Gjergj Kastriotit- Skënderbeu”.
Në Ditën e Flamurit, datëlindjen e komandantit “Adem Jashari”, dhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u kujtuan dëshmorët e vendit, ku u tha se rrugëtimi i tyre duhet të shërbejë si shembulli më i mirë për vendin.
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka tha se ka shumë punë për t’u bërë, ndërkohë që i ka uruar mirëseardhje Skënderbeut në bronz në qytetin historik, siç tha, të Ymer Prizrenit e Adem Jasharit.
“Skënderbeu dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit bashkohen në kryeqytetin historik të Kosovës së Adem Jasharit. Sot na bashkohen datat, figurat historike dhe qëllimet e tyre, që u bllokuan dhe copëtuan nga konferencat ndërkombëtare, por vullneti dhe përpjekja e popullit s’u shua kurrë. Duke e ndjekur Skënderbeun, vëllezërit Frashëri, Ymer Prizrenin, Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën në këtë datë te shënuar u bë edhe paraqitja e parë publike e UÇK-së. Falë sakrificës së të cilës ne jemi këtu të lirë, por ende kemi shumë punë për të bërë para nesh”, u shpreh ai.
Haskuka tha se shembujt historik duhet të shërbejnë për të kaluar sfidat që ka vendi përpara.
“Ne kemi shumë probleme, nganjëherë problemet mund të duken të pakapërcyeshme, por shembujt historik ashtu si na mëson Skënderbeu vetëm kur jemi bashkë mund t’i tejkalojmë. Kur jemi bashkë askush nuk mund të na ndal, mjafton të jemi bashkë, të bashkohemi dhe të mirat do të vijnë. Sukseset do te vijnë”, shtoi Haskuka.
Sekretari i degës së OVL-UÇK-së në Prizren, Isa Berisha tha se shumë gjenerata sakrifikuan në periudha të ndryshme, për lirinë që gëzohet sot. Ai ka përmendur edhe ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, që sipas tij po mbahen padrejtësisht në Hagë.
“Sot i gjithë kombi shqiptar feston në Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Bujanovc, Mal të Zi, Çamëri dhe në çdo cep të botës, kudo që jetojnë shqiptarët. Sot për ne është një festë më e veçantë pasi që në këtë ditë të bukur, qytetit tonë në vazhdën e festave të nëntorit përkrah Remzi Ademës, Ismajl Kryeziut, Ismet jasharit, Ekrem Rexhës, zuri vend edhe heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Sot po vendosim bustin e këtij heroi që i bëri ballë furisë otomane për 20 vite duke e mposhtur atë… edhe pse në qarqe të caktuara janë duke u ngritur aktakuza të padrejta për djemtë më të mirë të këtij vendi, të cilët sakrifikuan për ta dëbuar regjimin e Millosheviqit nga trojet tona”, u shpreh ai.
E drejtori i administratës në Prizren, Osman Hajdari tha se aty ku është qytetërimi evropian është edhe Skënderbeu. Kështu sipas tij, kjo figurë duhet të jetë në Prizren, në vendin ku është vet historia.
“Kështu që edhe në trojet shqiptare aty ku është dhe ku duhet kujtuar historia, aty duhet të jetë edhe Skënderbeu. Rrjedhimisht edhe Prizreni nuk ka mundur të jetë ndryshe. Prizreni është qytet historik i shqiptarëve, andaj edhe Skënderbeu duhet të jetë aty ku është historia, pra në Prizren… Shtatorja e Skënderbeut përveç rrugëtimit të saj nga puna e skulptorit Sinan Alija e deri në vendosjen këtu, ajo ka pasur edhe sfidat e veta në aspektin tekniko-administrativ për të cilat ne si drejtori kemi punuar pa ndërprerë dhe me shumë vullnet dhe përkushtim për ta sjell në Prizren”, u shpreh ai.
Ai theksoi se kjo shtatore është menduar qe të jetë në truallin e Qendrës Tregtare në vend, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Në inaugurimin e kësaj shtatore mori pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, e deputetë të Prizrenit.
Të shumtë kanë qenë edhe prizrenasit, të cilët nuk respektuan masat antiCOVID, në mbajtje të distancës dhe maskave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre