Për rreth shtatë herë është rritur numri i zyrtarëve publikë që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion në krahasim me vitin e kaluar. Afro 200 zyrtarë nuk i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për deklarimin e pasurisë, nga 8 mijë sa ishin të obliguar.
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Yll Buleshkaj thotë se përkundër që ka pasur lehtësime në procesin e deklarimit, numri i zyrtarëve që nuk e kanë kryer këtë obligim është rritur në krahasim me vitin e kaluar. Gjatë vitit të kaluar kanë qenë mbi 30 persona që nuk e kanë deklaruar pasurinë, derisa tregon se këtë vit, ky numër shkon në 200.
Për KosovaPress, Buleshkaj potencon se për të gjithë ata të cilët nuk u janë përgjigjur pozitivisht kësaj thirrjeje, ligji parasheh shqiptimin e gjobave, duke filluar me ndaljen 30 për qind të pagës mujore e deri në kallëzim penal te institucionet e drejtësisë.
“Kanë qenë afërsisht rreth 8 mijë zyrtarë të cilët kanë qenë në këtë fazë të obliguar ta kryejnë deklarimin e pasurisë. Nga këta janë 198 sipas statistikave të cilët nuk e kanë kryer këtë obligim në kohë. Ky numër edhe pse është kaq i madh, ka mundësi që të bie sepse ende nuk kemi pastruar listat. Ka mundësi që ndonjë nga ta si pjesë të pozitave të tjera e ka deklaruar më herët pasurinë. Por, afërsisht ky është numri, kemi një përgjigje të mirë, mbi 99 për qind e kanë kryer obligimin.
Por, prapë e kemi një numër i cili nuk është i vogël, të cilët nuk e kanë kryer këtë obligim ligjor. Hapi i radhës është pastrimi i listave, pastaj kontaktojmë me të gjithë këta zyrtarë, marrim shpjegimet e tyre dhe si fund vendosim për gjoba. Ligji e ka paraparë për secilën vonesë deri në 14 ditë të shqiptohet gjoba prej 30 për qind të pagës mujore të tyre, e cila është vendimi i menjëhershëm që e kryejmë ne dhe shqiptohet gjoba. Pastaj nëse nuk e kryejnë këtë obligim edhe në afatin shtesë prej 15 ditëve, nëse nuk e kryejnë këtë obligim deri me 15 prill, ne jemi të detyruar që të dorëzojmë kallxim penal te institucionet e drejtësisë”, thotë Buleshkaj.
Buleshkaj në një intervistë për KosovaPress thotë se ka pasur një kërkesë nga Policia e Kosovës që disa pozita specifike mos ta bëjnë deklarimin e pasurisë, por se shton se është refuzuar sepse nuk ka pasur bazë ligjore.
Ai thekson se ligji përjashton nga publikimi i deklarimit të pasurisë vetëm Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe njësitë e veçanta të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK).
“Ka pasur disa ankesa për shembull, kemi pasur rast ku shtatë minuta para mbylljes së afatit ka thënë se nuk po më funksionon sistemi elektronik. Por, ne e dimë që ka punuar sepse në ata sekonda ne kemi pranuar deklarim të pasurisë nga dikush tjetër…Ka pasur një kërkesë nga Policia e Kosovës, sepse nuk ka pasur bazë ligjore.
Nuk ka pasur kërkesa, lehtësime për këtë grup të deklarimit të pasurisë…Policia ka kërkuar që disa pozita mos ta deklarojnë fare pasurinë apo mos të bëhen publike për shkak të pozitave specifike që mbajnë. Por, për shkak agjencia e zbaton ligjin, ligji i përjashton nga publikimi i deklarimit të pasurisë vetëm Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe njësitë e veçanta të FSK-së”, tregon Buleshkaj.
Buleshkaj e konsideron si trend negativ rritjen e numrit të zyrtarëve publikë që nuk me kanë bërë deklarimin e pasurisë. Ai tha se pavarësisht që nuk e kanë pasur për obligim, i kanë dërguar disa vërejtje zyrtarëve lidhur me këtë çështje.
“Këtë vit, fatkeqësisht trendi është negativ, nëse mbet ky numër. Përderisa vitin e kaluar nga këto shifra i kemi pasur vetëm 33 apo 32 të cilët nuk e kanë kryer obligimin. Këtë vit, ky numër shtatëfish më i madh, edhe pse ka pasur lehtësime në deklarimin e pasurisë. Vetë futja në funksion e sistemit elektronik e ka bërë shumë të lehtë deklarimin e pasurisë për zyrtarët publik.
Të gjithë ata që nuk kanë pasur dallime shumë të mëdha në pasurinë e tyre kanë mundur ta kryejnë për disa minuta pasurinë…Këtë vit, ngjashëm me vitin e kaluar, edhe pse nuk e kemi obligim ligjor, kemi dërguar shumë vërejtje, shumica e zyrtarëve kanë pranuar më shumë se katër vërejtje nga agjencia”, potencon Buleshkaj.
Periudha për deklarimin e pasurisë nga zyrtarët publik ka filluar më 1 mars dhe ka përfunduar më 31 mars.
Ndërkaq, për herë të parë në Kosovë, mbi 2 mijë mjekë dhe profesorë kanë qenë të obliguar që ta deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Brenda afatit një mujor, i cili ka përfunduar më 12 mars, 1500 mjekë nga spitalet rajonale dhe të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), duke përfshirë edhe 800 profesorë nga shtatë universitetet publike, kanë qenë të detyruar ta kryejnë këtë obligim ligjor. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Administratës: Në MMJPH është kryer inspektim i rregullt, nuk janë marrë kompetencat siç thonë nga BDI

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Mickoski nga Uashingtoni: Maqedonia është aleate e besueshme e SHBA-së, Evropa duhet të jetë parimore në vend se me dy standarde

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit