Vepra me titull “The Sweeper of Dreams” pritet që shumë shpejt të shndërrohet në një sensacion në internet.

Shtatëvjeçarja është mjaft e aftë në violinë dhe piano, ndërsa kompozimin e saj të madh e rekomandon edhe Opera Kombëtare e Anglisë.


Alma ka thënë se frymëzimin për kompozimin e operës e ka fituar në gjumë.

Ajo ka filluar të merret me kompozime që nga mosha pesëvjeçare, ndërsa në moshën gjashtëvjeçare ka shkruar një sonatë. /Telegrafi/