LAJMI I FUNDIT:

Shtatë trendë grimi të vjeshtës të cilët lehtë mund t’i kopjoni (Foto)

Shtatë trendë grimi të vjeshtës të cilët lehtë mund t’i kopjoni (Foto)

Në të vërtetë, vjeshta sjell formën më eksperimentale, mënyrën paksa avangarde të grimit, mirëpo nuk është edhe aq e komplikuar.

Keni vërejtur vetëm që mbizotërojnë tonet gështenjë, të artë dhe bordo dhe linjat e ndërprera të cilat janë specifike për trajtimin e syve.

Trendesistja e internetit, siç është aktorja Rainey Qualley, dikton rregullat e bukurisë të sezonit dhe prandaj merrni në dorë maskara, alajnerin, buzëkuqtë dhe të kuqtë dhe filloni.

Në galerinë më poshtë ju kemi përgatitur trendët më interesantë, të cilët kemi pasur rast t’i shohim në pista dhe të cilët nuk janë të vështirë t’i zbatojmë, por edhe janë shumë efektivë, transmeton Telegrafi.

1. Dy tone në buzë

Aktorja Rainey Quelley ka treguar trendin interesant – ka grimuar buzën e poshtme njëherë, ndërkaq të sipërmen me tonin e ngjyrës së gështenjtë.

2. Hijesimi i artë

Besojmë që keni përdorur me të madhe hijesimin e artë, mirëpo tani merr kuptim tjetër, sepse në fund të kapakut të syrit do të bëni linjë të ashpër si edhe në këndet e syve.

3. Buzëkuqi + lapsi i bardhë

Kur vini buzëkuqin, butësisht rrethojeni me laps të bardhë. Nuk duhet ta theksoni tepër lapsin, sepse në çdo rast do të përftoni buzë më të plota.

4. Grimi pa grim

Kurimi i natyrshmërisë ende qëndron në fuqi dhe me atë rast pudra luan rolin kryesor, qitja e butë e të kuqtë dhe shkëlqimi i pangjyrë.

5. Gotikja e zbutur

Vijën e sipërme dhe të poshtme të syve vizatojini me laps apo me alajner dhe vazhdimin deri te kapaku i sipërm “ngjyroseni” me të zezë. Ideale janë ngjyrat e gjelbër dhe e kaltër e syve për ato që dalin në takim. Nëse e zeza ju është tepër e fortë, atëherë zëvendësimi është ngjyra e gështenjtë.

6. Theksimi i pjesës tjetër të vetullave

Nëse sforconi vetullat, tani eksperimentoni vetëm me pjesën tjetër, natyrisht edhe këtu mos e teproni por vetëm kushtoni kujdes që të jenë së paku në dy nuanca ai “krah” i vetullave të theksohet.

7. Bukuria egjiptiane

Inspirimi në përpunim të syve i cili nënkupton alajnerin nga vija deri në vijë të syrit dhe ndërprerja e linjës në mes të kapakut të poshtëm, si edhe buzëkuqi i kuq. /Telegrafi/