LAJMI I FUNDIT:

Shtatë të vdekur nga sulmi në një xhami të Nigerisë

Shtatë të vdekur nga sulmi në një xhami të Nigerisë

Të paktën shtatë besimtarë u vranë pas një sulmi në një xhami në Kaduna të Nigerisë nga një bandë burrash të armatosur, tha policia të shtunën.

Sulmi në fshatin Saya, ndodhi vonë të premten derisa besimtarët u mblodhën për lutje, tha me telefon zëdhënësi i policisë i Kaduna-, Mansur Haruna, transmeton Telegrafi.


Dy të tjerë të plagosur gjatë sulmit u dërguan në spital për trajtim, tha Haruna.

“Pesë persona u qëlluan brenda xhamisë duke u falur dhe dy të tjerët u qëlluan brenda komunitetit të fshatit”, tha për Reuters një banor i fshatit.

Bandat e njerëzve të armatosur kanë bërë kërdi në të gjithë veriperëndimin e Nigerisë në tre vjetët e fundit, duke rrëmbyer mijëra, duke vrarë qindra dhe duke e bërë të pasigurt në disa zona udhëtimin me rrugë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Kalo në kategori