LAJMI I FUNDIT:

Shtatë nga 32 pacientë të shtrirë me COVID19 në Klinikën Infektive, në gjendje më të rënduar

Shtatë nga 32 pacientë të shtrirë me COVID19 në Klinikën Infektive, në gjendje më të rënduar

Aktualisht në Klinikën Infektive janë duke qëndruar 32 pacientë të prekur nga pandemia coronavirus.

Gjendja e 25 prej tyre është stabile, ndërsa 7 pacientë për shkak të gjendjes më të rënduar janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha përmes telefonit për KP, se këto të dhëna i kanë pranuar sot paradite nga Klinika Infektive.

Në bazë të këtij raporti, ai tha se edhe një pacient ka qenë në pritje të rezultatit për COVID-19.

“Çdo ditë deri në ora 10:00, Klinika Infektive dërgon raportin për pacientët e prekur nga COVID, të cilët janë duke u trajtuar. Në bazë të raportit të sotëm të lëshuar në orët e paradites, ka pasur 32 pacientë të hospitalizuar. Prej tyre 25 në gjendje stabile shëndetësore, ndërsa 7 të tjerë janë në tretman me oksigjeno-terapi për shkak të gjendjes pak më të rënduar. Një pacient tjetër, në momentin kur është dërguar raporti, ka qenë në pritje të rezultatit për COVID19”, tha Hoti.

Hoti ka thënë se pacientët e shtrirë në Infektive janë të moshave të ndryshme.

Deri më tash në Kosovë janë konfirmuar 71 raste me coronavirus, prej tyre një i vdekur.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash kundër përhapjes së coronavirusit, ndër to edhe kufizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve në kohë të caktuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

​Shtrenjtimi i kurbanit nuk ndalon besimtarët ta kryejnë obligimin e tyre fetar

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Osmani në Zvicër takohet me presidentin e Malit të Zi - diskutojnë për rëndësinë e aleancave dhe koordinim mes dy shteteve

Osmani në Zvicër takohet me presidentin e Malit të Zi - diskutojnë për rëndësinë e aleancave dhe koordinim mes dy shteteve

Lajme
Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Kurban Bajrami të dielën, BIK njofton se në sa ora falet namazi

Lajme
Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe

Hehir: Deklarata e Hillit, shembulli i fundit i qëndrimeve të tija pro-serbe

Lajme
Kalo në kategori