LAJMI I FUNDIT:

Shtatë largime, vetëm një afrim: Situata e Barcelonës në këtë afat kalimtar deri tani

Shtatë largime, vetëm një afrim: Situata e Barcelonës në këtë afat kalimtar deri tani

Barcelona po kalon një verë tjetër të ngarkuar, ku deri më tani katalanasit kanë pasur më shumë sukses me largime sesa me blerje të reja

Ka ende një muaj të plotë në afatin kalimtar veror, kur shumë gjëra mund të ndryshojnë, pasi klubi është koncentruar vetëm në dy afrime, Nico Willams dhe Dani Olmo, për të cilët ka ofertat gati.

Joan Laporta dhe Deco deri tani kanë afruar vetëm sulmuesi Pau Victor, që vjen nga Girona me një marrëveshje prej 3 milionë eurosh.


Numri i lojtarëve të larguar është i gjatë, me shtatë lojtarë që janë larguar nga “Camp Nou” deri më tani, e ku Barcelona, ka përfituar nga disa prej tyre.

Qendërmbrojtësi maroken Chadi Riad u largua nga Barça për në Crystal Palace, ku katalanasit morën 10 milionë euro për lojtarin. Pas tij u largua edhe Marc Guiu me Chelsean që pagoi klauzolën e lirimit të sulmuesit prej 6 milionë euro.

Transferimi i Olmos tek Barcelona mund të dështojë për shkak të kërkesave të larta të Leipzigut
Lexo po ashtu Transferimi i Olmos tek Barcelona mund të dështojë për shkak të kërkesave të larta të Leipzigut

Nga Abel Ruiz i cili ishte larguar nga Camp Nou për në Braga më shumë se katër vjet më parë, Barca siguroi një fitim prej afër 1 milion euro nga klauzola e shitjes, pasi Braga e shiti te Girona në qershor.

Sergino Dest nënshkroi për PSV-në, ku ashtu si në rastin e Ruizit, klubi do të mbajnë përqindje të çdo shitjeje të ardhshme.

Marcos Alonso, Oriol Romeu dhe Sergi Roberto janë larguar, pasi kontrata me klubin blaugrana kanë përfunduar./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori