Shqiptarja 17-vjeçare seks në hotele: Paratë ia jepja vjehrrës dhe vjehrrit

Arrestimi u bë mesnatën e 25 nëntorit 2014 në dhomën e një hoteli pranë mbikalimit të Kasharit, pasi adoleshentja ishte përcjellë nga vjehrri i saj M.B., drejt një lokali nate, ku kishte takuar klientët.
“Së bashku me sportelistin dhe patrullën e Policisë të Komisariatit nr.6, është hyrë te dhoma dhe janë gjetur tre personat të zhveshur lakuriq në vaskë. Janë identifikuar si shtetasit P.B., 17 vjeç, E.R. 34 vjeç dhe E.H, 34 vjeç. Është vënë re se në tavolinë kishte gota me alkool, si dhe një pjatë e bardhë me mbetje pluhuri të bardhë, dy kartëmonedha 1000-lekëshe në formë tubi, një kartë banke, si dhe telefonat e shtetasve. Në momentin kur është hyrë në dhomë, shtetasi E.R. ka marrë pjatën dhe e ka hedhur në drejtim të vaskës. Më pas iu është thënë të visheshin. Minorenia P.B. ka shpjeguar për Policinë se do të paguhej nga 100 euro prej dy klientëve për një orë”, përshkruhej ndërhyrja e Policisë në vendimin e Gjykatës, transmeton Shekulli.
Gjykata e Tiranës dha vendimin pak ditë më parë, ku e reja u dënua me katër muaj burg, por më pas vendimi u pezullua duke e lënë në liri me kusht për 18 muaj. Dy klientët 34-vjeçarë, E.R. dhe E.H., u dënuan me nga nëntë muaj heqje lirie, për akuzën e “prostitucionit”.
Adoleshentja ka dëshmuar para Policisë se është braktisur nga familja prej dy vitesh, prej ku u strehuar në banesën e të dashurit të saj. Gjatë kësaj kohe, ajo ka ushtruar prostitucion, të cilën e konsideronte si punë dhe me paratë që fitonte ka shpërblyer familjen e të dashurit.
Sipas saj, punën si prostitutë e ka nisur vite më parë, duke u influencuar nga shoqet e veta, si dhe ka treguar dhe raste të tjera të prostitucionit të kryer në ambiente të ndryshme.
“Ajo thotë se familja e të pandehurit M.B. ka dijeni që ajo ushtron prostitucion, por në asnjë rast ata nuk i kanë siguruar klientë apo ambiente ku ajo të ushtronte prostitucion. Kontaktet me klientët ajo i vendoste vetë nëpërmjet telefonit”, citohej deklarimi i minorenes në vendimin e Gjykatës.


















































