LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari që merr peng një aeroplan më 1970: Largohuni nga Vietnami!

Shqiptari që merr peng një aeroplan më 1970: Largohuni nga Vietnami!

“Paris-presse” ka botuar, të mërkurën e 24 qershorit 1970, në faqen 11, një shkrim në lidhje me veprimin dhe kërkesën e veçantë të një shqiptari që jetonte në Amerikë dhe që urrente presidentin amerikan Richard Nixon. Shkrimi është si më poshtë:

Ekuipazhi i rrëmbyer nga një pirat i ajrit shqiptar që donte të hakmerrej ndaj Richard Nixonit

Romë, e martë (AFP, AP, UPI) – ‘Asnjë nga pasagjerët nuk e vuri re që avioni ishte rrëmbyer, gjithçka kaloi pa incidente’, tha në ndalesën e Romës, zonjusha Veronika Ballman nga Munihu, një nga stjuardesat e Boeingut 707 të Panam-it Bejrut-Nju Jork, i cili dje u mor peng në drejtim të Kajros nga një pirat i ajrit.


Bëhet fjalë për Hadji Hassan Xyaert (Haxhi Hasan Xhaferrin), 38 vjeç, shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara, ku ushtron profesionin e tregtarit të materialeve të ndërtimit, i cili shpjegoi gjestin e tij për urrejtjen që kishte ndaj Amerikës.

Ndërsa avioni me 134 pasagjerë dhe prej dhjetë anëtarësh të ekuipazhit fluturonte mbi Nikozi (Qipro), Xyaert (Xhaferri), i cili mbante një revolver të fshehur pas një çante udhëtimi, e detyroi zonjushën Ballman të hapte kabinën e pilotazhit. Aty ai urdhëroi kapitenin John Burn të fluturonte për në Kajro dhe shtoi: ‘Thuajini Nixonit që të largohet nga Vietnami dhe Kamboxhia dhe të mos i shesë Izraelit avionët Phantom’.

Pas uljes në Kajro, ndërsa policia egjiptiane i afrohej aeroplanit, pirati qëlloi një herë në njërën prej dritareve të kabinës, dhe më pas u dorëzua pa rezistencë.

Hadji Hassan Xyaert (Haxhi Hasan Xhaferri) nuk ka kërkuar azil politik në Kajro. Midis pasagjerëve të Boeing-ut ishin njëmbëdhjetë punonjës të Departamentit të Punëve të Jashtme të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë një ministër këshilltar, z. Thatcher. Ky i fundit nuk hasi asnjë vështirësi për kërkuar fluturimin e aeroplanit, i cili vazhdoi rrugën për në Romë, Paris dhe Nju-Jork’”. /Darsiani/

Në trend Kultura

Më shumë
Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”

Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”

Analiza
RËRË

RËRË

Poezi
ESTABLISHMENTI

ESTABLISHMENTI

Poezi
Efektet mbytëse të ideologjisë së Maos

Efektet mbytëse të ideologjisë së Maos

Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Sanxhaku sipas dokumenteve britanike

Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Sanxhaku sipas dokumenteve britanike

Kulture
Çmimet V&A për ilustrimet më të mira

Çmimet V&A për ilustrimet më të mira

Piktura
Kalo në kategori