Veriu i Kosovës vazhdon të ballafaqohet me sfida të shumta, ndërsa mungesa e sigurisë dhe papunësia po ua vështirëson edhe më shumë jetën qytetarëve shqiptarë atje.
Njohës të çështjeve të sigurisë thonë se veriu i vendit po përballet me shumë probleme, duke filluar nga mungesa e sigurisë, krimi i organizuar, kontrabanda, barrikadat fizike, qarkullimi jo i lirë i qytetarëve shqiptarë e shumë çështje tjera, adresimi i të cilave po vazhdon të jetë sfidë për shtetin.
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në veri të Kosovës ka tendenca për përkeqësim të situatës.
Sipas tij, kjo gjë u pa edhe në ditën e zgjedhjeve ku grupet kriminale apo shërbimet sekrete serbe tentuan të fusin bombat me telekomandë.
Profesori Islami tha se kjo paraqet rrezik të përgjithshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Në veri të Kosovës ka tendenca dhe po vërehet që situata ka filluar të përkeqësohet, jo vetëm për shkak të zgjedhjeve ku grupe të caktuara kriminale të dirigjuar nga Serbia tentuan të fusin bombat me telekomandë, që në fakt ato paraqesin rrezik të përgjithshëm për njerëzit. Grupet kriminale ruajnë monopolin në veri të Kosovës. Ata bëjnë transportim të drogës, armë etj, e që janë të lidhur drejtpërdrejt me shtetin e Serbisë. Ata e mbajnë gjendjen e tensionuar dhe sa herë që iu nevojitet ta paraqesin situatën e brishtë në veri të Kosovës, ndërmarrin veprime të pamatura dhe të rrezikshme që në mënyrë të sinkronizuara bëjnë rrahje, plaçkitje pastaj dëmtim të pronës”, u shpreh Islami.
Ai po ashtu tha se jo vetëm shqiptarët janë të lodhur nga kjo gjendje, por edhe banorët serb që jetojnë në atë pjesë të Kosovës.
“Institucionet e sigurisë në veri të Kosovës janë ende larg të qenit akterë kryesorë në ruajtjen e sigurisë në vend dhe qetësisë publike në veri të Kosovës”, tha tutje Isami.
Edhe, njohësi tjetër i çështjeve të sigurisë dhe njëherësh banor i veriut të Mitrovicës, Florent Azemi, vlerësoi se gjendja e sigurisë në këtë pjesë të vendit është e brishtë.
Ai tha se shqiptarët në veri të vendit nuk kanë më asnjë besim ndaj institucioneve vendore.
Sipas tij, qeveria Haradinaj duhet të merret seriozisht me veriun dhe të përkujdeset për shqiptarët e veriut, ashtu si kujdeset Beogradi për serbët.
Meqë në veri të vendit janë të pranishëm edhe policët shqiptarë, ai u shpreh se në sy të qytetarëve ata nuk paraqesin profesionalizëm dhe për këtë ai thotë se policia në veri të Kosovës duhet të reformohet.
“Policët që janë aktualisht nga komuniteti shqiptarë duhet të reformohen pasi në sytë e qytetarit nuk kanë cilësi profesionale. Në veri përpos reformimit të policisë, duhet edhe të shtohet numri i tyre pasi që nuk po i përmbushin kërkesat për lagjet multi-etnike. Policia në veri i shërben politikës ditore e çka është më e keqja kemi numër shumë të vogël të policëve shqiptarë në lagjet multi-etnike”, vlerësoi Azemi.
Ai potencoi një tjetër shqetësim, e që sipas tij, është papunësia totale e banorëve shqiptarë, ku disave sipas tij u janë ndal edhe ndihmat sociale.
“Nga ana tjetër çdo familje serbe stimulohet nga Serbia me ndihmë sociale e cila ka cilësinë e një page në Kosovë. Shqiptarëve nuk u lejohet kthimi dhe rindërtimi i shtëpive në veri kurse serbët ndërtojnë objekte kolektive pandërprerë”, theksoi tutje ai.
Ndërsa, banori i lagjes së Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, Denis Çaushi, në një prononcim për Telegrafin shprehu shqetësimin e tij, duke thënë se situata është keqësuar dukshëm.
Çaushi tha se mungesa e sigurisë vazhdon të jetë sfidë.
Ai si banor i veriut të Mitrovicës tregoi se janë pajtuar që komuniteti serb të integrohet në institucione të Kosovës, mirëpo duke mos lënë anash edhe shqiptarët që jetojnë në veri të vendit.
“Sfidë mbetet ende siguria ngase është primare për një shtet i cili i thotë vetes shtet. Sfidë tjetër është papunësia. Ne kemi qenë të pajtimit që serbët të integrohen në institucione të Kosovës por duke mos lënë anash edhe shqiptarët të kësaj pjesë. Papunësia e banorëve shqiptarë mbetet brengë e dytë pas sigurisë, ngase papunësia vështirëson edhe jetesën në këtë pjesë. Serbët kanë shumë arsye pse qëndrojnë në veri, ngase kanë përkrahje nga Beogradi, ndërsa shqiptarët që katër vite janë lënë anash nga institucionet kosovare”, ka thënë ai.
Çaushi po ashtu u dërgon një mesazh institucioneve të Kosovës që si pakicë që janë në veri të vendit të respektohet e drejta e punësimit që iu takon.
“Këto probleme gjithashtu ia adresoj edhe komunës së veriut, përkatësisht kryetarit të kësaj komune Goran Rakiq, ku e ftoj t’i respektoj të drejtat e shqiptarëve në këtë pjesë dhe të jetë i barabartë për të gjithë nacionalitetet”, theksoi banori i veriut të Mitrovicës, Denis Çaushi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
27 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!