Banorët shqiptarë të veriut të Mitrovicës, përfshirë këtu edhe përfaqësuesit e organizatës ‘Këshilli i veriut’, kanë shprehur shqetësimin në lidhje me gjendjen e tyre aktuale në atë pjesë, sidomos me erërat toksike që vinë nga një fabrikë e përpunimit të vajrave motorike e cila ndodhet në afërsi të lagjes së tyre.
Ata, gjatë një konference për media të mbajtur sot në veri të qytetit të Mitrovicës, kanë kërkuar mbështetje më të madhe nga institucionet e vendit, për shkak të gjendjes siç e quajtën ata, të papërballueshme të tyre në veri.
Florent Azemi, banor i ‘Lagjes së boshnjakëve’, ka potencuar problemin e papunësisë, përkujdesjes sociale dhe probleme tjera me të cilat ballafaqohen banorët shqiptarë të veriut, duke vënë theksin së fundi edhe me problemin e kundërmimit nga i cili siç tha ai, po rrezikohet shëndeti i këtyre banorëve.
Ai ka apeluar tek institucionet e vendit, sidomos kryeministri Mustafa, se është koha e fundit që të orientohen nga veriu dhe banorët atje.
“Gjendja e papunësisë në veri është marramendëse, nuk mundemi me kuptu që tani e 18 vite nuk ka punësim fare. Pastaj, nuk kemi as mbështetje sociale… Kemi mbetur vetëm, askush nuk po përkujdeset për neve. Krahas gjithë kësaj gjendje,… neve kohëve të fundit, muajin e fundit po na rëndojnë shumë erërat toksike, sigurisht janë edhe kancerogjene, të cilat vijnë nga një fabrikë që është afër diku rreth 50 metra…Edhe pse ne për tre-katër muaj kemi ngritur këtë problem, por kemi hasur në veshë të shurdhër. Këto mbetje toksike e kanë rënduar tejmase mbijetesën tonë…Përveç që nuk kemi ndihmë apo jemi lënë në harresë institucionale, neve po na vjen tash nga komuna e jugut në një formë edhe një helmim, për arsye se kemi kërkuar intervenim mjekësor për disa herë radhazi nëpër qendrat shëndetësore… Edhe pse qeveria na ka harruar neve, ne nu k e kemi harruar atë. Është koha e fundit dhe ne bëjmë apel institucioneve të Kosovës, në veçanti kryeministrit Isa Mustafa, që të orientohet nga veriu, duke marrë parasysh se kjo gjendje është e papërballueshme”, ka thënë Azemi.
Bashkim Cimili, asamblist i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, ka bërë të ditur se problemin e kundërmimit e ka orientuar tek krerët e institucioneve lokale në të dyja pjesët e qytetit, por deri tani pa ndonjë sukses.
“Unë si asamblist këtë çështje e kam ngritur edhe në Kuvendin Komunal në veri, dhe kam kontaktuar me kryetarin Rakiq, që ta thërras homologun e tij Bahtiri, meqë ajo fabrikë ndodhet në jug, që ta gjejnë ndonjë mënyrë ta ndalojnë apo të paktën të merren vesh me pronarin për t’i rivendosur filterat e asaj fabrike… Ne kemi bërë kërkesë edhe përmes asamblistëve në jug, ju kemi dërguar me shkresë një kërkesë që të merren me këtë punë sepse kjo është një çështje serioze që po ndikon negativisht në shëndetin e qytetarëve por nuk ka pasur reflektim në lidhje me këtë çështje”, tha Cimili.
Në anën tjetër, Nexhat Uglanin, përfaqësues I banorëve të komunitetit boshnjak në veri, ka paralajmëruar protesta në rast se ky problem nuk zgjidhet. Sipas tij, banorët e këtushëm ditën e nesërme të pavarësisë nuk ishte dashur ta presin në një gjendje të tillë të rënduar për shëndetin e tyre.
“Kjo është parapërgatitje që popullata duhet të çohet dhe të dalin më shumë në protesta, sepse data e pavarësisë që është nesër, ne duhet me hijeshu pavarësinë e jo në këtë mënyrë ta presim, sepse na këtë pavarësi akoma nuk e kemi përjetu këtu që 17 vjet”, theksoi Uglanin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet