Aktorja e njohur nga Kosova, Shengyl Ismaili, ka reaguar ndaj komenteve të shumta që ka marrë lidhur me një deklaratë të bërë në një emision, ku tha: “Kam përshtypjen që shqiptarët e Shqipërisë nuk na duan aq shumë, sa i duam ne ata”.
Shengyl ka shpërndarë një reagim të opinionistes Alisa Braho dhe një koment kërcënues të marrë nga një fans në TikTok, i cili sugjeronte pushkatimin e saj. Në përgjigjen e saj, aktorja shprehu shqetësimin për sigurinë dhe mirëqenien, sidomos për gratë që shprehin mendimet e tyre.
“E shqetësuar se ku jetojmë, e ku i rrisim fëmijët tanë! Çdo ditë një femër që ka një mendim të vetin ndihet e kërcënuar, e ofenduar,” tha Ismaili. Ajo tregoi se pas dy intervistave të fundit në Klan Kosova dhe T7 kishte marrë “mijëra komente ofenduese, denigruese dhe kërcënuese”.
Aktorja shprehu mirëkuptimin e saj për gratë që e ofendojnë, duke thënë: “Komentet e shumta ofenduese nga gratë i kuptoj, mundohem me i arsyetu, sepse janë të shtypura shumë, nuk kanë një mendim të tyre sepse nuk guxojnë me pasë, lirinë e të shprehurit e kanë 0 dhe është e dhimbshme, por ja u fali…”
Ajo gjithashtu adresoi komentet seksiste dhe kërcënuese nga burrat, duke thënë: “Edhe juve burrave me komente seksiste, denigruese, shumë shpesh kërcënuese, ju kuptoj, sepse nuk e keni të lehtë se jeni rritur keq, dhe kur një grua e thotë atë që e mendon, për ju është shokuese… ja u di dhimbjen… por ja u fali…”
Shengyl i drejtoi disa fjalë edhe opinionistes Alisa Braho: “Alisa Braho për besë të kuptoj edhe ty por me beso një komb dhe një shtet edukohet e avancohet duke e kritikuar e jo duke e lavdëruar. As ti zonjushe nuk e ke lehtë, të jetosh në një guaskë për më shumë se 40 vite, dhe mos të guxosh ta shprehësh një mendim për shkak të regjimit, është shumë zor, dhe pastaj normal që për ty është e palogjikshme të dëgjosh një grua ta japë mendimin e saj lirshëm, ku ai mendim ka qenë individual e jo i përgjithshëm ashtu si e ke cek ti… por të kuptoj, ke dhimbjet e tua edhe ti… edhe ty po ta fali…”
Në përfundim, aktorja deklaroi se nuk do të ndalet: “Gjithë ato komente që deri tash kanë mbërritur diku mbi 6000, i kam lexuar, dhe kjo më shtyn edhe më shumë ta ngrit zërin edhe më fuqishëm, se vërtet kemi nevojë për ndryshim, se vërtet kemi nevojë më shumë për të folur për të pathënën, më shumë se kurrë… Unë nuk ndalem, asnjëherë, përkundrazi kam motivim edhe më të madh me kokën lart me vazhduar e me luftuar për të drejtën e njeriut aq sa kam fuqi. Ju vazhdoni me më godit me gurë, unë vazhdoj me ju dhuruar lule”.
Reagimi i Shengyl Ismailit ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka nxitur debate mbi lirinë e shprehjes dhe trajtimin e grave në shoqëri. Ajo ka shprehur vendosmërinë e saj për të vazhduar luftën për të drejtat e njeriut dhe për të ngritur zërin kundër padrejtësive, pavarësisht sfidave dhe kritikave që përballet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

"Legen mashkull, të ka mbajtur femra", G Bani sulmon Gjestin për ish-të dashurën: Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

“Femër e poshtër, dyfytyrëshe” - Gjesti në një debat të ashpër me Gerta Gixharin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës