“Atdheu në numrin shumës. Shqiptarët e Rumanisë, emigrantë, jo të huaj”, është ekspozita e radhës nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Ekspozita e kuruar nga specialistë të Promovimit dhe Komunikimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, përmban fotografi dhe dokumente ku paraqitet veprimtaria kulturore dhe politike e shqiptarëve të vendosur në Rumani që prej vitit 1602.
Ajo vjen në kuadër të konferencës Shkencore “Tiranë-Bukuresht: Historia e zhvillimit social e kulturor e dy kryeqyteteve”. Muzeu Historik Kombëtar prezantoi ekspozitën me libra, gazeta dhe objekte, mes të cilave edhe kallamarin e përdorur nga Asdreni dhe flamurin e kolonisë shqiptare në Rumani, përdorur gjatë viteve 1938-1953.
Konferenca është e organizuar nga bashkia Tiranë në bashkëpunim me Ambasadën e Rumanisë në Shqipëri, Muzeun Historik Kombëtar, Bibliotekën Kombëtare dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.
Në njërën stendë të ekspozitës paraqitet vendimi i bojarit Simion Mohila, Princ i Vllahisë, përmes të cilit lejohen shqiptarët e emigruar të vendosen në fshatin Palinesht të Prahovës, duke u përjashtuar nga taksat për 10 vjet. Përmes këtij vendimi lejohej që komuniteti shqiptar të krijonte organizmat e vet administrativë, ku ishte i lirë të vendoste për çështjet e brendshme të komunitetit, dhe ndaj sundimtarit të vendit kishte detyrim t’i paguante taksat (pas 10 vitesh) dhe t’i përgjigjej për krime penale (1 maj 1602).
Në stenda të tjera gjendet procesverbali i mbledhjes së parë dhe Statuti i Shoqërisë Kulturore Shqiptare “Drita” në Bukuresht, 27 dhjetor 1884, memorandum i Shoqërisë Kulturore Shqiptare “Drita” në Bukuresht drejtuar kryetarëve të Fuqive të Mëdha, ku kundërshtojnë projektet e sllavëve për pushtimin e Ballkanit dhe mbështetin formimin e një shteti shqiptaro-maqedon, për të siguruar paqen në Ballkan.
Gjenden fotografi të anëtarëve të Kolonisë Shqiptare të Bukureshtit, si Dhimitër Berati, Rafaelo Anastasiu, Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni), Luigj Gurakuqi, Filip Gjeka, Pandeli Evangjeli, Dervish Biçaku, Kristo Meksi, Andon Eftimin e Sotir Peci.
Ekspozita përmban dhe mjaft materiale të tjera të paraqitura në 15 stenda të cilat ngjallën interes dhe kureshtje të madhe tek të pranishmit. /atsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës