LAJMI I FUNDIT:

Shqiptarët dhe Kosova: “Faleminderit Zvicër, faleminderit Swisscoy”

Shqiptarët dhe Kosova: “Faleminderit Zvicër, faleminderit Swisscoy”

Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ia ka vazhduar ushtrisë zvicerane – Swisscoy qëndrimin në Kosovë edhe për tri vitet e ardhshme.

Pas shpalljes së vendimit, shumë shqiptarë kanë falënderuar Zvicrën dhe ushtrinë zvicerane, shkruan gazeta më e madhe zvicerane ‘Blick’.


Për 18 vjet Ushtria Zvicerane ka mbështetur Forcën Shumëkombëshe të KFOR-it. Qëllimi i saj është për të mbështetur paqen dhe stabilitetin politik në Kosovë.

Nesër vendoset nëse trupat zvicerane mbeten në Kosovë edhe pas vitit 2020
Lexo po ashtu Nesër vendoset nëse trupat zvicerane mbeten në Kosovë edhe pas vitit 2020

Gjatë kësaj kohe rreth 5 mijë ushtarë nga Zvicra kanë shërbyer në Kosovë, çdo një vit e gjysmë dhe në baza vullnetare, përcjell albinfo.ch.

Tashmë mandati i Swisscoy është shtyrë edhe për tre vjet. Pas kësaj kanë ‘shpërthyen’ komentet, sidomos në “Facebook”.

“Ne nuk do të harrojmë kurrë kush na ka ndihmuar”. Shumë shqiptarë të Kosovës kanë falënderuar, duke përfshirë edhe Nikun. “Falënderoj të gjithë ushtarët që ishin në Kosovë dhe të cilët ende janë. Ju keni bërë shumë. Faleminderit Zvicër”.

“Ne ju falënderojmë shumë për ndihmën. Të gjithë shqiptarët respektojnë ushtrinë zvicerane dhe nuk do të harrojnë që na ka ndihmuar”, ka komentuar “kjo është Shqipëria”.

Kishte edhe shumë komente të tjera, kurse një tjetër me emrin Valbon ka gjetur një mënyrë sesi shqiptarët mund të ndihmojnë Zvicrën. “Faleminderit! Ndoshta ne nuk mund t’iu ndihmojnë ushtarakisht, por mund ta bëjmë atë në futboll”.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori