Shqipri Kelmendi dhe Linda Hakaj publikojnë këngën e re "Gabimet"

Këngëtarët Shqipri Kelmendi dhe Linda Hakaj, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.
"Gabimet" mban titullin kënga e tyre e re, e cila është ritmike dhe me tematikë dashurie.
Muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga Ardian Kastrati, ndërsa për tekstin është kujdesur Kreshnik Avdiu.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdetin shqiptar.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit nga Gjilani, Urban Graphics. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































