Azem Maksutaj, ose ‘Shqiponja e zezë’, tashmë mban mbi supet e tij të forta hiç më pak se katërmbëdhjetë trofe botë në kikboks dhe taiboksin profesional. Ai, ka zhvilluar mbi njëqind meçe, ku 9o për qind të tyre i ka fituar me nokaut klasik.
Bisedoi: Shaqir Foniqi
Për njeriun me shpirt të madh dhe me zemër të fortë e me goditjet-shkëmb, është xhiruar edhe një film i gjatë dokumentar, me titull ‘Të jesh Azemi’, nga regjisorët Tomislav Meshtroviq dhe Nocole Settegrana, premiera e të cilit u dha në Prishtinë, me prezencën e vet personazhit, kampionit, Azem Maksutaj. ‘Në filmin-dokumentar shfaqet historia e një shqiptari që ka emigruar jashtë vendit, i cili përmes kickboksit arrin të bëhet hero, edhe pse karrierën e ka nisur nga zeroja. Me këtë film kam treguar se jemi një komb që kemi vlera dhe se duhet të na respektojë e gjithë bota”, ka thënë Maksutaj në një konferencë për media të mbajtur të premten në Prishtinë. Ne, e shikuam filmin dhe pastaj zhvilluam këtë bisedë ekskluzive.
I edukuar, i dashur, i kthjellët, i sinqertë, human dhe mbi të gjitha model deri në lakmi, Azem Maksutaj, afro njëzët vjet ka dominuar ringjet më të forta të botës. Djaloshi 34 vjeçar nga Pozhari i Deçanit, Azem Maksutaj para disa vjetësh, ishte larguar nga vendlindja për të gjetur strehim në Zvicër. Me të arritur në Zvicër, u hetua talenti i tij për kikboks dhe sakaq i provoj muskujt e tij të fortë, zemrën e madhe dhe shpirtin tejet luftarak.
Azemi fitoi të gjitha betejat e u bë i suksesshëm dhe askush nuk mundi t´a ndal drejt rrugës për titullin e parë të botës; në moshën 19-vjeçare u bë kampion i botës në peshën gjysmë të rëndë në taiboks. Karriera e tij çdo vit u bë edhe më e pasur, Azemi kaloj nga peshat e mesme deri në peshën super të rëndë. Gjithsej në tai dhe kikboks fitoi 14 tituj botërorë duke marrë pjesë edhe në turnirin prestigjioz "K-1 World Grand Prix", ku sfidoi emrat më te njohur nga e tërë bota, si p.sh. Ray Sefo, Björn Bregy, Ruslan Karaev, etj…
“Kur e fillova aventurën time, u betova se do të bëhem një emër i dëgjuar dhe do t’ia zbardh fytyrën Kosovës dhe kombit. Energjinë time e orientova në drejtimin e duhur. Mendova, më mirë shumë djersë, sesa shumë gjak! Duke qenë me prejardhje nga Deçani, më bëhet se, ne deçanasit, kemi disa veti specifike të shkathtësisë luftarake. Psh Luan Krasniqi. Dua të them se jemi, disi të sertë dhe këmbëngulës në atë që synojmë, ndoshta edhe për shkak të ajrit, ujit dhe bjeshkëve (Alpeve) shqiptare që na rrethojnë. Unë kisha një ëndërr të madhe, të bëhem kampion dhe të loboj për Kosovën tonë të dashur, të cilën e bartim me vete kudo që shkojmë. Nuk e kam për lavd, por në çdo ring që jam paraqitur, e kam bartur shqiponjën në fanellë dhe kjo, dikujt ia ka vrarë syrin, por unë nuk jam penduar asnjëherë dhe do ta bëja përherë. Shpesh kam thënë, kjo që po bëj nuk është normale, por dëshira për të dhënë më të mirën nga vetja ime ishte mbi të gjitha. Besoj se edhe filmi për mua shpalosi deri diku tërë sakrificën time dhe golgotën për të qenë Azemi, ky që jam” .
Kush iu ka zbuluar, ose si keni vendosur të merreni me këtë sport luftarak, ku sulmohet nga të gjitha anët?
Me të shkuar në Zvicër dhe duke parë më herët filmat e Rockit, sikur isha i përgatitur psikikisht dhe me duhej vetëm forca dhe morali i lartë për të arritur aty ku synoja, ringjet më të njohura të botës dhe për të dal nga ato kokëlartë. Vijova një kurs në Zvicër dhe pastaj talenti im foli vet. Më nuk kisha problem, por për të qenë i suksesshëm në këtë sport duhet disiplinë e madhe, koncentrim dhe sakrificë deri në flijim. Eh, sikur ta dinit ju sa njerëz të fuqishëm i kam plandosur përtokë. Vetëm t’i shikosh, të futnin tmerrin, e lëre më t’i plandosësh për dysheme. Ishin gur, ishin shkëmb, ishin të çeliktë, por grushti im i qetësoi dhe ua zbehu aureolën e lavdisë. Unë, ua merrja titujt dhe në këto luftëra, sikur ka dominuar shpirti im luftarak, zemra ime e madhe dhe njëfarë inati shqiptar. Nuk mund të pajtohesha që shqiptari, pra (unë) të shtrihem për dysheme. Në karrierën time kam fituar 96 me nokaut klasik. Ju e patë edhe vetë në film se çfarë kundërshtarësh kam mundur. Ata, mendonin se unë jam kafshatë e lehtë, por iu mbetja në fyt dhe dilnin kokulur nga ringu.
Te jesh Azemi, çka do të thotë kjo?
Do të thotë, të mbetesh shumë net pa gjumë, të derdhësh shumë djersë e lot, të përballesh me diva botërorë dhe, të ngritësh katërmbëdhjetë herë kurorën e kampionit botëror, do të thotë, të ngritësh shqiponjën lartë dhe vlerën e kombit tonë. Jo rastësisht mua me kanë cilësuar, ‘shqiponja e zezë’. Unë, iu kam përmbajtur parimit, punë, koncentrim dhe forcë. Kam ushtruar shumë, kam sakrifikuar gjithçka, por edhe kam arritur shumëçka. Jam i lumtur që kam ndihmuar Kosovën, e kam afirmuar në qarqet ndërkombëtare dhe jam një lobues, ose ambasador i saj në të gjitha meridianët e botës. Kam patur disiplinë, fat dhe vullnet të çelnikët. Nga familja jam edukuar që mos ta pranoj dhe mos të pajtohem me humbjen dhe as që kam hyrë në ndonjë garë indiferent, ose inferior (i përkas lagjes së Haxhibinakëve të Pozharit, pastaj jam nip i rapsodit të njohur, Dervish Shaqa, si dhe pasardhës i Demë Ali Pozharit). Sukseset e mia ia dedikoj familjes, Kosovës, bashkëshortes sime shqiptare nga Kosova, djalit tim trevjeçar, Leonit, por edhe trajnerëve të mi, veçanërisht, trajnerin Roj Batlivale, por edhe gjithë personelit.
A kishit dëshiruar që edhe djali juaj të ec rrugës së babait?
Kurrë, mos e dhëntë Zoti! Nuk dua që edhe ai të përjetoj atë që e kam përjetuar unë. Luftë dhe tmerr! Ndonëse, djali im ushtron dhe i përcjell meçet e mia, nuk besoj dhe nuk dua që ai t’i vesh dorëzat, sikurse unë, sepse, do të përjetonte shumë mund. Unë, dua që ai ta ketë një jetë shumë më të qetë. Unë, kam pasur një disiplinë te hekurt, kam bërë një jetë të vështirë, por shumë interesante. Por, shkëlqimi im ka rënë në sy, pas një dueli të fortë me një kundërshtar rus, të cilin e munda bindshëm dhe, pastaj rrugët e mia u hapen në të gjitha anët.
A shihni një perspektivë për këtë lloj sporti në Kosovë?
Jo, jo, së paku për një kohë të gjatë. Ky sport kërkon shumë punë, shumë para, shumë përkrahje. Kosova, aktualisht, nuk mund ta bartë një barrë të tillë. Nuk është që nuk ka talent, por njëherë për njëherë është vështirë të parashihet një zhvillim i këtyre shkathtësive në Kosovë, ndoshta në të ardhmen.
A jeni ju i gatshëm të stërvitni dhe të zbuloni talent të këtij sporti luftarak në Kosovë?
Me kënaqësi të madhe. Këtë punë e bëj edhe në Zvicër dhe të rinjtë shqiptarë shquhen për këtë shkathtësi, e cila quhet edhe bujare. Psh, një djalosh që stërvit tek unë, tri herë është shpallur kampion në kategorinë e vet. Më vjen keq që shumë talentë mbesin të pazbuluar dhe talenti i tyre fiket që në fillim. Por, kjo nuk ndodh vetëm me sportistët, fatkeqësisht.
A keni ndonjë porosi për fund?
Të punohet shumë, të insistohet dhe të fitohet. Mos të ketë demoralizim, dorëzim dhe dekurajim. E, sa më të mëdha që i ke ëndrrat, zhgënjimi bëhet më i madh, por njeriu nuk mund të jetojë pa ëndrra. Unë, e kam realizuar ëndrrën time qind për qind dhe dëshiroj që edhe të tjerët ta përjetojnë një gjë të tillë.
Azem Maksutaj, pas një periudhe më se njëzetvjeçare triumfaliste nëpër ringjet më të mëdha të botës, tashti është tërhequr nga ky sport dhe i është përkushtuar familjes, tërësisht. Është krenar dhe i lumtur për gjithë atë që ka bërë.
Para tre vjetësh është martuar me nusen nga Kosova, sikur për të treguar se Azemi ishte i lindur për të arritur vetëm fitore!
‘Shqiponja e zezë’, Azem Maksutaj i ka dhënë shumë vlerë dhe cilësi sportit botëror, por edhe kombit të vet shqiptar, i cili duhet të krenohet me të, sepse të jesh katërmbëdhjetë herë kampion bote, kjo nuk do koment! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë