LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria U21, Ndoj dhe Endri Çekiçi shpresojnë te fitorja ndaj Sllovakisë

Shqipëria U21, Ndoj dhe Endri Çekiçi shpresojnë te fitorja ndaj Sllovakisë
Foto: SuperSport

Emanuele Ndoj dhe Endri Çekiçi ishin të përzgjedhurit nga U-21 për të dalë në konferencën e radhës për shtyp për përballjen me Sllovakinë.

Emanuali shpreson në fitore pasi Kombëtarja e Shqipërisë U21 ka një grup të mirë.

“Po stërvitemi çdo ditë, por nuk kemi folur specifikisht për pozicionin e mesfushës. Kur të vij ndeshja, do të shohim si mund të luajmë”.


“Jemi grup i mirë, kemi lojtarë të mirë dhe mesfusha nuk ka mungesa, në fund vendos trajneri. Kemi parë ndeshjet dhe po i studiojmë. Shpresojmë për fitore dhe të luajmë sa më mirë. Do të na mungojnë shumë lojtarët që kanë ikur në kombëtaren A, por kanë ardhur lojtarë të rinj, që shpresoj të japin maksimumin.

“Do t’i fitojmë dy ndeshjet me Sllovakinë,” , ka thënë mesfushori i Brescias.

Emanuele Ndoj Foto: SuperSport

Pyetjes nëse pret që së shpejti t’i bashkohet Kombëtares A, Çekiçi iu përgjigj:

“Nuk ka shumë rëndësi nëse përfaqëson Kombëtaren A apo U-21. Unë vij gjithmonë me dëshirë dhe dua të jap maksimumin. Trajneri i Dinamos së Zagrebit dha dorëheqjen javën e kaluar, ndaj mbetet të shohim trajnerin e ri. Besoj se kombëtarja A është aty dhe do të vijë koha të grumbullohem nga Panucci”.

“Asnjë lojtar nuk duhet të jetë i kënaqur nga ajo çfarë ka ofruar deri tani. Çdo lojtar që hyn ne fushë nga minuta e parë, ka përgjegjësitë e veta dhe e rëndësishme është që lojtarët të jenë të qetë nga ana psikologjike, të japin maksimumin e tyre. Akoma nuk kemi një formacion për t’u hedhur në fushë. Nuk ka rendësi jam apo jo titullar, pasi përherë do të jap maksimumin”, ka shtuar Çekiçi. /TCH/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Lirohen dy të arrestuarit për plagosjen e së mërkurës në Bielefeld, pas seancës për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

A do t'i hiqen titujt Man Cityt? Zbulohen detajet më të reja për 115 akuzat

Premier League
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Kalo në kategori