LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria propozon filmin “Delegacioni” për çmimin Oscar

Shqipëria propozon filmin “Delegacioni” për çmimin Oscar

Shqipëria ka përzgjedhur për t’u përfaqësuar në Oskar me filmin “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit. Përpos çmimit të madh në Festivalin e Varshavës, filmi është vlerësuar në 11 festivale të tjera ndërkombëtare

Filmi “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit edhe me skenar të të ndjerit Artan Minarolli, pas çmimit të madh “Grand Prix” në Varshavë dhe vlerësimit si “Filmi më i mirë i gjatë” në Festivalin e Triestes, është përzgjedhur nga Komisioni i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për të përfaqësuar Shqipërinë në ndarjen e çmimeve Oscar në kategorinë për e “Filmit më të mirë të huaj”.


Ngjarjet në filmin “Delegacioni” zhvillohen në tetor të vitit 1990. Regjimi komunist kërkon të mbajë pushtetin, ndërsa në Tiranë vjen një delegacion evropian për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë, kusht ky që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo, i dënuar me 15 vite burg, është jashtëzakonisht i vlefshëm për pushtetin e kohës, sepse delegacioni udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leos. Ai duhet të bind delegacionin se çdo gjë është në rregull, por ngjarjet marrin tjetër rrjedhë.

“Delegacioni” është përzgjedhur për të qenë pjesë e mbi 16 festivaleve ndërkombëtare, në të cilat në 11 prej tyre është vlerësuar me çmime. /Shqiptarja/