LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria pritet të bëjë disa ndryshime, formacioni i mundshëm ndaj Anglisë

Shqipëria pritet të bëjë disa ndryshime, formacioni i mundshëm ndaj Anglisë

Shqipëria pret Anglinë në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Djelmoshat e Edy Rejas synojnë të shkaktojnë befasi, pasi Anglia në letër konsiderohet si favorit i madh.

Shqipëria e nisi me fitore këtë kampanjë kualifikuese, pasi triumfoi në udhëtim te Andorra me rezultat 0-1.


Me fitore e nisën edhe anglezët që mposhtën thellë 5-0 San Marinon.

Trajneri italian i Shqipërisë, Edy Reja ka disa dilema për formacionin bazë, teksa vendin e Marash Kumbullës së lënduar pritet ta zë Frederik Veseli.

Përveç Veselit në mbrojtje do të jenë edhe Ardin Ismajli e Berat Gjimshiti, ndërsa në krah të tyre janë Elseid Hysaj e Ermir Lenjani.

Keidi Bare, Klaus Gjasula dhe Qazim Laçi pritet ta përbëjnë mesfushën e Kombëtares së Shqipërisë, derisa dyshja e sulmit pritet të jetë e përbërë me Sokol Cikalleshin e Armando Brojën, me sulmuesin kavajas që është në balotazh me Myrto Uzunin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori