Shqipëria rrezikon të përfshihet në një krizë të lindshmërisë për shkak të uljes se riprodhimit në rreth një fëmijë për çdo grua gjatë dekadës në vijim duke e sjellë perspektiven e popullsisë në një rënie pashmangshme.
Mosha mesatare në lindje në Shqipëri ka shfaqur një rritje konstante lineare me rreth 0,27 çdo vit, përgjatë periudhës nga viti 2014 deri në vitin 2018. Gjithashtu, ky tregues ka mbajtur të njëjtin ritëm rritjeje pavarësisht rritjes apo zvogëlimit të indeksit sintetik të fekonditetit. Për këtë arsye, është menduar që MML do të vazhdojë rritjen lineare me të njëjtin ritëm deri në vitin 2031, kur pritet të arrijë në 31,5 vite.
INSTAT ka vështruar perspektivën e lindjeve sipas tre hipotezave si më poshtë.
Si shembull i normave qëndrueshëm të larta të lindshmërisë shërbejnë Vendet Skandinave (Danimarka, Norvegjia dhe Suedia). Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, indeksi sintetik i fekonditetit në këto vende, me përjashtime të rralla, është luhatur ndërmjet 1,65 dhe 2,0 fëmijë për grua në moshë riprodhuese përgjatë gjithë periudhës 2001 – 2016. Prandaj, duke marrë si shembull përvojën e këtyre vendeve, hipoteza e ISF të lartë është projektuar me anë të një funksioni logaritmik që të arrijë nga 1,37 lindje për grua në vitin 2018 në 1,8 lindje për grua në vitin 2031.
Në rastin e lindshmërisë së mesme, ISF është projektuar të arrijë nga 1,37 lindje për grua në vitin 2018 në 1,5 lindje për grua në vitin 2031, gjithmonë duke ndjekur një funksion logaritmik. Ky nivel përkon me mesataren e periudhës 2015 – 2018, vite gjatë të cilave ISF ka qenë nën nivelin 1,7. Kjo hipotezë nënkupton që gratë në Shqipëri do të rikuperojnë lindjet, pasi mendohet që gjatë pesë viteve paraardhëse ato t’i kenë shtyrë ato. Ky fenomen i shtyrjes dhe më pas rikuperimit të lindjeve është i njohur dhe mbështetet për më tepër edhe nga rritja konstante e moshës mesatare në lindje.
Në rastin e lindshmërisë së ulët, ISF është projektuar me anë të një funksioni logaritmik të arrijë nga 1,37 lindje për grua në vitin 2018 në 1,2 lindje për grua në vitin 2031. Niveli prej 1,2 lindjesh për grua është marrë nga përvoja e mëparshme e vendeve të Evropës Lindore. Në këto vende, gjatë viteve 1990 dhe 2000, indeksi sintetik i fekonditetit arriti në nivele shumë të ulëta. Rastet më ekstreme janë ato të Bullgarisë (1,09 fëmijë për grua) dhe të Republikës Çeke (1,13 fëmijë për grua), për pjesën tjetër të vendeve të Evropës Lindore ISF arriti minimumin, rreth vlerës 1,2 lindje për grua. Në hipotezën e lindshmërisë së ulët mendohet që ISF e Shqipërisë do të arrijë nivelin 1,2 në vitin 2031 dhe ndoshta më pas të fillojë rekuperimin e lindshmërisë. /Monitor/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës