Astrit Patozi
Për ata miq të shumtë që më pyesin se si arritëm në këtë pikë, kam një shpjegim fare të thjeshtë. Me atë që bën pazar, mund të bësh edhe luftë. Ky është rregulli, i cili, në fakt, nuk vlen vetëm për politikën.
A e keni parasysh atë togfjalëshin klishe të komunikatave të policisë, kur përplasen bandat dhe thuhet që pista kryesore është “për prishje hesapesh”? Dhe duhet ta dini se gjithmonë, përpara se të vriten me njëri-tjetrin, banditët kanë qenë miq dhe kanë ndarë territore dhe lekë me shoshoqin. Njësoj si Edi Rama me Lulzim Bashën më 17 maj, të cilët dolën nga Kryesia e Kuvendit të qeshur dhe krenarë si të ishin vetëzbuluar vëllezër të baladave ballkanike të rinjohjes.
Sepse mendoj që ky sistem, të cilin e kemi përqafuar para 30 vjetësh dhe pretendojmë se e kemi ndjekur ne gjithë këto kohë, nuk e pranon pazarin si instrument për të kapërcyer krizat, e aq më pak si zgjidhje.
Se ky sistem, i vlefshëm si për demokracitë e kthjellëta, ashtu edhe për vendet gjysmë apo çerek-demokratike, ka në thelb konkurrencën dhe lojën e ndershme, kur vijnë zgjedhjet, ku respekti real për kundërshtarin tregohet me Fair Play në përpjekjen serioze për ta mundur atë me garë. Ndryshe, nuk jemi brenda tij, ndaj edhe kemi mbërritur sot në këtë moment dramatik, krejtësisht të paimagjinueshëm më parë për mendje të kthjellëta.
Me këtë që ka ndodhur, po të ishte në lojë fati politik i dy personazheve, të Edi Ramës dhe të Lulzim Bashës, do ta kisha patur të lehtë të thoja që kokën hëngshin me njëri-tjetrin, sepse edhe atë pak do ta kishin. Por, as eksperienca, as mosha, as përgjegjësia publike nuk më lejojnë që ta mendoj qoftë për një sekondë ashtu. Shqipëria nuk u ka asnjë borxh qoftë edhe ankthin e disa ditëve për të ardhmen e vet këtyre aventurierëve.
Sepse Edi Rama, kur mendon raportin e tij me vendin dhe me shoqërinë ka parasysh vetëm Lulzim Bashën, të cilin ndoshta edhe mund ta tallë dhe ta mundë sa herë të dojë.
Ndërsa ai tjetri, kur merr i gëzuar dhe me këngë në gojë një vendim të tmerrshëm dhe të paprecedent për gjithë globin, ka parasysh tamam që po kërciti ndonjë pushkë diku në Shqipëri për këtë shkak, t’i hipë avionit e të shkojë në Holandë, ku ka të siguruar edhe shtëpinë edhe fëmijët e vet.
E megjithë sa kanë ndodhur, unë ende besoj se Shqipëria nuk do të digjet, edhe pse ata që kanë më shumë përgjegjësi dhe mundësi për ta dëmtuar atë, i kanë marrë në duar urat e zjarrit. Dhe nuk e teproj aspak po të them se e vetmja shpresë që këtij vendi të mos i dalë tymi nuk jemi ne “bijtë e shqipes së inatosur”, por janë miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët me fuqinë, durimin dhe paanësinë e tyre janë të vetmit që mund të evitojnë një skenar të kobshëm të cilit askush sot nuk mund t’ia përfytyrojë fundin. Gjithmonë, në rast se do të kenë interes dhe përkushtim që të investohen me kapacitet të plotë në këtë ndërmarrje jo aq të lehtë për të shuar zjarrin e qëllimshëm që ne vetë i kemi vënë shtëpisë sonë.
E thotë këtë një njeri, që nuk e ka fetishizuar kurrë rolin e të huajve, jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend tjetër të lirë, sepse unë besoj fort që përgjegjësitë në këtë botë nuk mund të delegohen. Ato janë për t’u mbajtur në radhë të parë nga ata që e kanë detyrim atdhetar, kushtetues, politik, moral dhe njerëzor në radhë të parë.
Lajmi i vetëm i mirë në këtë katastrofë politike, që ende përbën rrezik për shoqërinë tonë, është fakti që sistemi i kalbur politik po jep shenjat e qarta se po shkon drejt vdekjes klinike. Por, është akoma shpejt për të thënë se kjo do të përkthehet dikur në një të mirë publike për Shqipërinë dhe qytetarët e saj.
Kaq mund të them për sot.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës