LAJMI I FUNDIT:

“Shqipëria ime”, parfumi ndërkombëtar nga marka “Gucci” (Foto)

“Shqipëria ime”, parfumi ndërkombëtar nga marka “Gucci” (Foto)

Përveq veshjes dhe grimit, që të dukemi sa më bukur shpesh të domosdoshme janë edhe produktet kozmetike.

Të gjithë preferojnë markat e njohura, dhe rrallë herë në treg mund të gjenden produktet shqiptare, por në fakt ka edhe disa prej tyre që kanë bërë bujë në tregun ndërkombëtar.


Mund edhe të mos e keni ditur por ekziston një parfum në treg me emrin “Shqipëria Ime”, i cili ka aromën e luleve dhe çajit të malit.

Për këtë prodhim falënderues duhet t’i jemi shqiptares Jola Hasimi, e cila si një fashioniste që punon për markën “Gucci”, ka krijuar këtë parfum në shtëpinë e saj të modës “JH”, i cili edhe për nga paketimi shfaq dy ngjyrat kuq e zi.

Ky parfum gjendet kudo në treg, por më së shumti në Itali, mund të përdoret nga të dy gjinitë, shitet në 50 mililitra dhe çmimi i tij në treg sillet rreth 80 euro.

“Shqipëria Ime” është renditur për një kohë të gjatë në katalogun e 10 parfumeve më të mira në Itali. /Telegrafi/

Parfumi “Shqipëria ime”, realizuar nga “Gucci”.