LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria feston e ç’izoluar

Shqipëria feston e ç’izoluar

Presidenti o Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi uroi shqiptarët për Vitin e Ri 2011, ndërkohë që tha se është koha që klasa politike të ndërgjegjësohet për rolin e saj historik. Ndërsa kryeministri Sali Berisha tha në urimin e tij se shqiptarët e presin këtë vit më të lirë dhe më me dinjitet sa kurrë më parë. Ai tha se pas heqjes së vizave, shqiptarët dolën nga një shekull izolimi.

Në urimin e tij për Vitin e Ri, presidenti Topi tha se viti 2010 ishte një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, por ajo që spikat më shumë, është realizimi i ëndrrës së lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Evropë. “Heqja e vizave është një ngjarje që do të shkruhet me germa të arta në historinë tonë moderne. Ajo i dha fund një izolimi të pamerituar dhe nxiti integrimin real të qytetarëve shqiptarë në qytetërimin evropian”, tha presidenti.

Topi po ashtu ftoi klasën politike shqiptare, që të ndërgjegjësohet edhe më shumë për rolin historik që ka ndaj vendit dhe popullit të vet! “Le të jetë ky vit që po troket një vit që do të konsolidojë edhe më tej arritjet tona më të mira dhe do të hapë perspektiva të reja bashkëpunimi dhe integrimi në familjen evropiane”, tha ai.

Ndërsa kryeministri Sali Berisha në urimin e tij tha se shqiptarët e presin këtë vit më të lirë dhe më me dinjitet sa kurrë më parë. “Kjo, sepse ne arritëm që në vitin 2010 të shembim një mur shekullor izolimi, por edhe paragjykimesh që na rrethonte dhe të shndërrojmë në realitet një nga ëndrrat më të bukura të jetës sonë, atë të lëvizjes sonë të lirë dhe dinjitoze në mbarë hapësirën evropiane”, tha kryeministri Berisha.


“Ne presim Vitin e Ri më krenarë se kurrë për Shqipërinë, sepse ajo u përzgjodh si destinacioni kryesor turistik në botë për vitin 2011”, tha kryeministri duke e përmbyllur urimin e tij me fjalët “si Shqipëria vend nuk ka”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori