LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria dhe Rusia me perceptimin më të lartë të korrupsionit në Evropë, Meta: Asnjë surprizë!

Shqipëria dhe Rusia me perceptimin më të lartë të korrupsionit në Evropë, Meta: Asnjë surprizë!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar sot pas publikimit në media të raportit të Eurostat për perceptimin e korrupsionit Evropë dhe disa vende të botës.

Sipas raportit, Shqipëria rezulton me perceptimin më të lartë për korrupsionin në rajon dhe Evropë, duke lënë pas vetëm Rusinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta i ka konsideruar gjetjet e raportit si një tjetër rekord i papranueshëm për vendin.


“Shqipëria rezulton vendi më i korruptuar në rajon dhe në Europë, duke lënë pas, sipas Eurostat, vetëm Rusinë. Asnjë surprizë!”, ka shkruar Meta.

“Mungesa e llogaridhënies në çdo nivel vendor dhe qendror, abuzimet me fondet publike nëpërmjet inceneratorëve, koncensioneve dhe PPP-ve, si dhe një drejtësi nën kontrollin e pushtetit, natyrshëm që do të sillte këto rezultate”, ka shtuar Presidenti.

Sipas Metës, vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek qytetarët, që në masë po detyrohen të braktisin Atdheun.

“Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit është sot interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!”, ka thënë Meta.

Indeksi i Eurostat bazohet në perceptimin e qytetarëve se sa i korruptuar është sektori i tyre publik, me një rezultat 0, që përfaqëson një nivel shumë të lartë korrupsioni dhe 100 përfaqëson një vlerësim të pastër nga korrupsioni.

Sipas të dhënave, Shqipëria lë pas vetëm Rusinë në lidhje me perceptimin e lartë që mbi korrupsionin në sistemin publik. Përgjatë periudhës 2015-2021, Shqipëria kë një përkeqësim të indeksit të korrupsionit edhe në raport me veten.

Eurostat vë në dukje se sistemet efektive të drejtësisë janë një parakusht për luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni shkakton dëm financiar duke ulur nivelet e investimeve, duke penguar funksionimin e drejtësisë të brendshme dhe redukton financat publike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori