Partitë politike në Shqipëria duket se janë me shumicë ku sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) numri i tyre ishte të paktën 132.
Kjo është shifra e marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës. Raporti vjetor i vitit 2022 i KQZ-së që ka në fokus ndër të tjera edhe procesin e vlerësimit të pasqyrave financiare të partive politike të regjistruara dhe auditimin tregon se për shumicën e partive procesi ka rezultuar pa sukses për shkak të mungesës së adresave të sakta.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në fillim të vitit kalendarik i ka dërguar një shkresë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në të cilën është kërkuar numri i partive politike të regjistruara në Gjykatë. Referuar shkresës të ardhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, partitë politike të regjistruara pranë Gjykatës janë 132 (njëqind e tridhjetë e dy).
Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar partive politike të regjistruara në regjistrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku i ka njoftuar për detyrimin që kanë për të dorëzuar raportet financiare vjetore në KQZ.
Nga 132 (njëqind e tridhjetë e dy) parti politike të cilave ju dërgua njoftimi, 37 (tridhjetë e shtatë) parti politike e kanë marrë njoftimin ndërkohë që për 95 (nëntëdhjetë e pesë) parti politike është kthyer zarfi për shkak të adresës së pasaktë” thuhet në raport.
Duke u ndalur me në detaj sa i takon auditimit KQZ raporton se me vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, u caktuar 4 (katër) ekspertë kontabël të licencuar për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për vitin kalendarik 2021 nga 132 parti politike.
“Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u dorëzuan 132 raporte auditimi, nga audituesit ligjor. Nga këto 132 raporte kemi: – 20 raporte auditimit, të dorëzuara nga audituesit ligjor në përputhje me formatin e miratuar nga KQZ, për të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga partitë politike për vitin kalendarik 2021” nënvizon raporti.
Ndërkohë janë dorëzuar edhe dy deklarata nga kryetarët e partive politike të cilët i kanë deklaruar audituesve ligjorë që nuk kanë pasur asnjë të ardhur apo shpenzim për viti kalendarik 2021.
Të paktën 8 parti politike rezulton se e kanë marrë njoftimin nga audituesit ligjor, por nuk kanë kontaktuar me këto të fundit kurse 5parti politike nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me audituesin ligjor duke refuzuar të japin informacion lidhur me raportet financiare.
Gjithashtu 17 parti politike nuk janë audituar nga audituesit ligjorë pasi rezulton se këto parti politike i kanë pasqyrat financiare zero.
Shumica, plot 80 parti politike rezultojnë pa adresë të saktë pasi audituesit ligjorë i kanë dërguar shkresë për fillimin e procesit të auditimit dhe shkresa i është kthyer nga posta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

“Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari”, Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja pranon se në rastin e ish-krerëve të UÇK-së u bënë pyetje sugjestive “që të mbahej dëshmitari i fokusuar”

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Caktohet seanca fillestare ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të akuzuar për spiunazh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?