LAJMI I FUNDIT:

Furgoni i linjës Tiranë – Sarandë bie në greminë, konfirmohen 4 viktima

Furgoni i linjës Tiranë – Sarandë bie në greminë, konfirmohen 4 viktima

Katër persona humbën jetën në një aksident në Qafë-Muzinë, ditën e sotme.

Furgoni i linjës Tiranë – Sarandë u përplas me një automjet Land Rover, doli nga rruga dhe përfundoi në një greminë prej disa metrash. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në rrugën Gjirokastër-Sarandë.


Policia konfirmoi se të katër viktimat ndodheshin në furgon, ndërsa raportohet edhe për persona të plagosur.

Sipas INSTAT, në shtatë-mujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve në vendin tonë është 1.050 persona. Ndërsa numri i të vdekurve nga aksidentit rrugore për të njëjtën periudhë kohore është 118./Euronews Albania