LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, 436 miliardë lekë buxheti për vitin 2017

Shqipëri, 436 miliardë lekë buxheti për vitin 2017

Projektbuxheti i vitit 2017 ka marrë miratimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa shume shpejt pritet të marrë miratimin në qeveri për ti kaluar më tej diskutimeve në komisionet parlamentare.

Sipas draftit të hartuar nga ministria e Financave, të ardhurat e parashikuara për vitin e ardhshëm në buxhet janë 436 miliardë lekë, shpenzimet parashikohen 467.1 miliardë lekë duke llogaritur një defiçit buxhetor prej 31.1 miliardë lekë.

Ministri Arben Ahmetaj e ka cilësuar si buxhetin më optimal në historinë e financave publike në 25 vjet. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Ahmetaj rendit edhe disa nga treguesit e tij.


Sipas tij, është buxheti i rritjes ekonomike – rritja përshpejtohet në 3.8%, ose rreth katërfishi i asaj që ishte në vitin 2013. Kreu i financave publike shprehet se është buxheti i reformave – rreth 20 miliardë lekë për akomodimin e reformave thelbësore për ekonominë: reforma në drejtësi, reforma në administratën publike, reforma në pensione, reforma e pronave, refroma e decentralizimit dhe reforma e ujit.

Ahmetaj thotë se është buxheti i rritjes së pagave dhe pensioneve – për herë të parë rreth 100 milionë dollarë (në 12 muaj) për rritjen e pagave dhe pensioneve 2017, fondi më i madh për paga dhe pensione i akorduar brenda një buxheti në 25 vite!

Ai thote , është buxheti i investimeve publike – buxheti 2017 siguron nivel optimal të investimeve publike 5% e GDP (investime qendrore + Fondi i Zhvillimit të Rajoneve + mbështetje për sektorin energjetik), duke pasur huamarrjen (deficitin) më të ulët të arritur ndonjëherë, prej rreth 2% të GDP, pra balancën korente më pozitive në 25 vite prej rreth 2.9%, duke kapërcyer madje edhe kufirin e rregullit të artë.

“Në 2017, ulim borxhin publik me pothuaj 3%, në 69.1%! Në 2017 deficiti 2%, më i ulti në 25 vite! Në 2017, balanca primare është me suficit dhe më pozitivja në 25 vite në +0.7% (thënë ndryshe, shpenzimet për aktivitetet e qeverisë, janë më të ulëta së të ardhurat)! Në 2017, rrisim pagat dhe pensionet – duke ulur borxhin – me reforma dhe konsolidim fiskal!”, shkruan Ahmetaj

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori